Nga Illo Foto
Ngjarja më e rëndësishme e historisë politike botërore ka qenë lindja e republikës, nga hiri i mbretërisë. Sistemi politik mbretëri e lodhi shumë njerëzimin. I ardhur nga skllavopronaria sundoi me dorë të hekurt shtresat e varfra të popullsisë, deri sa ato u bënë të ndërgjegjshme, nëpërmjet zhvillimit të shkencës dhe industrisë, për një sistem politik dhe administrativ, që t’i përshtatej kushteve kohore.
Sistemi republikan i qeverisjes krijoi njeriun e lirë; natyrisht dhe botën koloniale, por ishte ndryshe të ishe kolon në kolonitë e Komunuellthit dhe krejt ndryshe të ishe bujkrob i Karlit të X. Njerëzimi mori frymë lirisht, në republikën parlamentare dhe me atë presidenciale. Presidenti nuk kishte as një ngjashmëri me mbretërit. Ishte personalitet civil pa mbingarkesë me salltanete dhe pa prona.
Shqipëria e njohu sistemin republikan, qysh në lindjen e shtetit të pavarur, megjithëse jo me terma zyrtare. Ismail Bej Vlora u emërua kryetar i shtetit të pavarur shqiptar, jo mbret i shqiptarëve. A ishte kjo zgjidhja më e mirë? Pa dyshim, që po. Ismail beu ishte renegat i autokracisë mbretërore. Nuk e shpalli veten Mbret, që dhe mund ta shpallte, por e shpalli Kryetar i Qeverisë shqiptare të shkëputur nga qeveria osmane. Ismail bej Vlora, një ka bërë nëna shqiptare. Ishte i pari, që u ul në poltronin e Presidentit të Shqipërisë së pavarur dhe mbeti i tillë në të tëra etapat historike, që erdhën më pas. Çdo të thotë kjo? Askush nuk e mohoi Ismail Qemal bej Vlorën: as Zogu, as Fan Noli, as Enveri. Kujtimi i tij mbeti i pa prekur edhe në periudhën post komuniste. Ismail Qemal beu është i papërsëritshëm. Këtë madhështi e sanksionoi me ligj Edi Rama, Kryeministri, që mori pushtetin ekzekutiv, në Shtator 2013. Ligji i Edi Ramës e përjetësoi fotografinë e Ismail Beut, në të tëra zyrat e shtetit, për të gjithë jetën. Mendoj se është gjeja më e gjetur, për mentalitetin shqiptar dhe për vetë problemin e dekorimit të zyrave shtetërore.
Shteti ynë përjetoi dhe një mbretëri pa trashëgimi para ardhëse dhe pasardhëse. Ish-Presidenti e shpalli veten mbret, eveniment që historia ka mënyrat e saj të klasifikimit. Deri në ditët e sotme Presidentët e Shqipërisë janë 8. Presidenca shqiptare fillimet i ka me Omer Nishanin dhe, i teti është Bujar Nishani.
Nga ana vizuale duket sikur presidenca ka përjetuar një linjë trashëgimie, kur faktikisht është krejt e kundërta. Secili President ka qene krejt i ndryshëm nga paraardhësi, jo vetëm si gjenezë, por edhe si formim, si psikologji dhe si botëkuptim. Fjala vjen, a mund të ketë ndonjë ngjashmëri karakteri i ish Presidentit Berisha, me ndonjë nga homologët, që u ulën në atë poltron, këto 70 vjet? Nuk është ky qëllimi i shkrimit, por produktiviteti i punëve presidenciale të këtyre 70 viteve, kur ky post është emërtuar në Shqipëri.
Presidenca e Sali Berishës, ka qenë ndryshe nga të tëra presidencat para dhe pasardhëse. Më tepër se staturë Presidenti, Berisha ështe shfaqur si drejtues i ekzekutivit, në të tëra falangat e shtetit. Ka bërë të tëra punët, që i takonin me ligj dhe ato, që nuk i takonin. Më shumë i ka mëshuar kësaj të fundit. Njihen ndërhyrjet e tij në punët qeveritare, deri në drejtimin fizik të Qeverisë. Kjo është periudha e firmave piramidale dhe e shkrirjes së shtetit në 1997.
Metoda e punës të Presidentëve të tjerë, ka pasur ngjashmëri dhe është karakterizuar nga një plogështi dhe mungesë të theksuar iniciativë. Nga produkti i punës dhe ritmi i ndjekjes së detyrës, presidentët e tjerë janë të ngjashëm me ngathtësinë e Haxhi Lleshit, po kurrsesi me meritat dhe korrektesën e tij financiare. Nuk mbahet mend asnjë pune pozitive e asnjë presidenti, as ndonjë nismë e tyre për ndryshimin e gjërave.
Presidencat shqiptare kanë qenë ujëra të ndenjura kënetore. Metoda e tyre e punës i ka sjellë me shumë dëme se sa progres vendit. Kur themi se roli i presidentit është honorifik, për presidentët shqiptarë të tranzicionit, do t’i përshtatej cilësimi parazit, në kuptimin më të keq të fjalës, sepse kanë bërë shumë mire anën negative të detyrës. Ata janë fajtorët direkt të kësaj drejtësie, që vegjeton për cerekshekulli në Shqipëri.
Presidentët shqiptarë kanë pasur në dispozicion një administratë burokratike, që unë, nga jashtë e kam gjykuar se është e madhe dhe e padobishme. Nëpunës me rroga të larta, me vetura, me eskorta, me salltanete sikur jemi Gjermania. Nuk di ç’të them për mënyrën e jetesës të tyre dhe për favoret financiare, por nga jashtë të japin përshtypjen se bëjnë jetë bejlerësh, që përkthehet para shumë dhe punë pak, ose aspak. Oborr mbretëror i paligjëruar. Po qe ndryshe le ta dokumentojnë me shkrim, siç bëj dhe unë pensionisti.
Këtu nuk besoj se bëj ndonjë ekzagjerim, kur askush nga ish Presidentët e nderuar nuk mund t’i thotë popullit dhe Parlamentit se cili është produkti i kësaj administrate kaq të rëndë, për një punë, që kurorëzohet me një drejtësi të korruptuar kokë e këmbë. Krerët e kësaj drejtësie dhe vetë kreu i Presidencës kanë guximin të mos shprehin as një entuziazëm, për reformën në drejtësi, që shpresohet të përmbysi totalisht klimën e mosndëshkueshmërisë dhe e kanë zhytur vendin në një arenë me mundësi të lulëzimit të krimit dhe korrupsionit. Ky është produkti i presidencave shqiptare të këtyre 70 viteve. Kjo presidencë, për mendimin tim duhet të reformohet, drejt zvogëlimit dhe kthimit në minimumin e mundshëm dimensional, qoftë fizik, qoftë financiar.
Si është e mundur të dëgjojmë që Presidenca duhet të forcohet, në kuptimin të zgjerohet dhe ta zgjedhë populli. Pse kjo e ka penguar presidentin për të kryer detyrën? Ata që e kanë zgjedhur janë përfaqësues të popullit dhe kjo është mëse e mjaftueshme. Është salltanet i madh të zgjerohen më shumë kompetencat teorike të Presidentit. Ai duhet të mbetet honorifik sepse ne duhet të ruajmë ngjyrën e republikës parlamentare .
Nuk kanë gjetur ndonjë nismë tjetër këta deputetë që po tundin tribunat për të rritur autoritetin e panevojshëm të një strukture që kur është e vogël, i shërben më mirë vendit dhe këtë e kemi vënë re nga historiku i ish-Presidentëve të 70 viteve. Në një opinion gazete kam parë që e quante presidentin “president koti”. Dikush tjetër shprehej: “Presidencë e madhe, president i vogël”. Janë shprehje të lexuesve të thjeshtë që shprehin një shqetësim real. Institucion që nuk ka justifikuar veten.
Si mendoni ju zotërinj deputetë. Do ndryshojë gjë po të zgjidhet nga populli? Ky është brumi dhe ky brumë këtë bukë mund të bëjë. Mjafton të analizoni përciptazi presidencën aktuale dhe të bindeni. Presidenti aktual ka kthyer ligjet në Kuvend. Ka kundërshtuar platformat qeverisëse në mënyrën më spektakolare. Qeveria, sado që me mënyrë më të moderuar, ka bërë të njëjtën gjë me Presidentin. Atë që ka lënë mangët Presidenti, në sensin negativ, e ka plotësuar Qeveria. Është krijuar një mandat presidencial inekzistent. Nga këto marrëdhënie të përçudnuara, a ka ndryshuar gjë në Shqipëri? Në rast se ka ndryshuar diçka, ka ndryshuar jashtë vullnetit të Presidencës dhe këtë e kemi parë nga disa grafomanë që vegjetojnë në Presidencë.
Po drejtoj një pyetje të drejtpërdrejtë: Këtë lloj presidence doni të ngrini në fuqi të shtatë ju zoti Blushi? Presidenti shpreh unitetin e popullit dhe duhet ta duan 95% e shqiptarëve. Të jetë burrë me qokë dhe ta harrojë se ka Parti në Shqipërinë e varfër. Nisur nga një fakt tjetër. Mijëra nëpunës, këshilltarë, juristë, ekspertë kanë shërbyer në Presidencën 70-vjeçare. Populli njeh vetëm Guro Zenelin, Afrim Krasniqin dhe Nazarkon. Pak, shumë pak, kur ka pasur mundësi të rritej një brez i tërë me diplomatë, politikanë, juristë dhe politologë të shquar. E sheh sa çerdhe joproduktive është presidenca? Vend pëllumbash, pa dashur ta krahasoj me streha që nuk ma lejon edukata.
Kam mendim krejt tjetër nga deputetët nismëtarë të nismës boshe, për t’ia dhënë popullit presidentin honorifik. Kurrë nuk besoj se do të jetë eficent një sistem presidencial kur përvoja jonë historike vërteton krejt të kundërtën edhe me një president honorifik.
Rezidenca presidenciale është shumë e madhe për funksionin që kryen. Rezidenca duhet të ndërrohet me Akademinë dhe shpura e gjerë e nëpunësve burokratë, turlia e këshilltarëve dhe të papunëve të tjerë të shkurtohen. Natyrisht nuk duhet të shkurtohen veprimet ceremoniale luksoze që i kërkon detyra e lartë ligjore që kryen ky institucion i rëndësishëm i shtetit, por kur zhvillohet pa teprime dhe ruan dimensionin moral të një shteti të vogël.
Mendoj se deputetët që qajnë hallin e Presidentit, të gjejnë probleme të tjera, që janë të panumërta në realitetin e sotëm kur reforma në drejtësi zë bashin e vendit për të gjithë shqiptarët. Më duket kundërvajtje të merresh me Presidentin kur ai është si veshka në mes të dhjamit. Të tërë kërkojnë të ulen në atë poltron pëllumbash.

Sa here eshte zgjedhur presidenti ka pasur ngerc parlamentar disa mujor.Kemi paguar 140 burra e gra per te zgjedhur nje bufon.Jane paguar miliona dollare paga e salltanete te bicim kuvendit.
Zgjedhja nga populli lironarlamentin dhe partite nga telashet dhe akuzat e ndersjellta.
Presidenti do te jete nje njeri me i besueshem dhe jo nje lolo i kryetareve te partive.
Sa per shkurtimet ne administraten e presidences eshte e vlefshme dhe per parlamentin dhe per qeverine qe ka dhe ministre per mardheniet.
Shqiperia numeron banore sa gjysma e punetoreve te uollmartit amerikan dhe siguron nje te dhjeten e te ardhurave te tij.
Salltantet thellojne varferine.
Urime Zoti Illo Foto, nje shkrim qe trajton me seriozitet nje çeshtje qe duhet shqyrtuar nga politika, ate te Presidentit te Republikes sone Parlamentare, qe eshte kthyer ne nje pashallek ardhe qe te shikosh vetem godinen qe eshte me e madhe se ajo e shtepise se bardhe kuptohet se sa komike eshte ky “post-honorifik”. Dhe ja per reformen ne drjetesi qe mire politika jone qe eshte sa profane dhe hileqare se te gjithe kan ngrene nga nje luge çorbe dhe hane ende’ perdite po Presidenti i Republikes, perse s’thote dhe ky mendimin e vete qe te na bind dhe degjoje populli te cilin perfaqeson.
Po thote Illo Foto, ne kemi apo mbajme ende’ nje Presidence te madhe me President te vogel ose te vockel qe ose s’ben asgje ose ben gjera qe s’duhen bere..Ka ardhur koha qe pas reformes ne drejtesi te ri-shikohet dhe statusi i Presidentit tone se ne kemi nje President si sulltan ne kohe moderne, s’di kush se çfare ben gjithe ai staf dhe tere ato salltanete e shpenzime pothuajse koti dhe sidomos me qesharakja ne nje godine aq te stermadhe qe mund e duhet te ishte Qeveria dhe Presidenti te shkoje diku tjeter tek Akademia e Shkencave aty ku ka nisur kjo figure honorifike..
Nje shkrim i perkryer dhe i mbeshtetur ne logjiken e realitetit. Edhe mbreterit sot nje rol honorifik kryejne por pronat i kane te tyre dhe shteti i financon vetem per marrdheniet me te. Ndersa presidentet tane jane kthyer ne mbreter dhe me shume. Mire eshte qe tu hiqen edhe atyre presidenteve te meparshem shume gjera te teperme, ndersa ky i sotmi te kete vetem personelin honorifik dhe dy apo tre keshilltare per çeshtjet kryesore. Te mos lejohet qe familjaret e tyre te jene pjese e presidences, se eshte kthyer ne mbreteri. I shkreti popull ! Thoshnin diktature, por Enver Hoxha ishte me rroge dyfish te nje oficeri madhor, ndersa per vilen paguante qira, ndersa sot Nishani me gruan e tij ka pervetesuar gjysmen e Shqiperise ashtu si sakat qe eshte dhe s’ka kryer as detyren kushtetuese se te gjithe ligjet ja ka kthyer parlamentit te zgjedhur nga vota e popullit. Pra kundra Republikes. E perse duhet? Edhe une kisha mendim te zgjidhej nga populli, por prape mendoj se perse duhet shpenzuar kaq shume me zgjedhje per nje njeri qe mund ta gjesh dhe te jete perfaqesues dinjitoz i te gjitheve. Edhe populli do te votoje sipas partive, keshtu qe eshte i tepert referendumi per presidentin. Lereni, ai per ceremonira eshte dhe dekretuar formalisht ligjet. Ai eshte nje kryefamiljar ne demokraci nje nuk e pyet njeri. Ja, shikoni , pyesin sot femijet babain? Ndryshe nuk do te ndodhnin keto qe ndodhin qe nga krimi, vjedhja, tradhetia, porno, lakuriqesia etj etj. Peshen ne demokraci e ka parlamenti qe tek akoma nuk egziston i tille dhe qeveria. Kete beni kujdes ne votime.