Barack Obama dha bekimin e tij për kandidaturën e mundshme për presidencialet 2016- të të Hillary Clinton. “Nëse vendos të prezantohet, mendoj se do të jetë një kandidate shumë e mirë dhe një presidente e zonja”, tha Obama në një intervistë për kanalin televiziv ABC.
Kreu i shtetit dhe qeverisë së SHBA-së e klasifikoi Hillary-n si “një mike”, me të cilën tha se “flet sistematikisht”. “Shtetet e Bashkuara do të duan të drejtojnë një makinë që të mos ketë shumë kilometra, si unë. Do të duan një fillim të ri”, pohoi ai. “Hillary nuk pajtohej me mua për çdo gjë”, deklaroi presidenti në intervistën për rrjetin televiziv amerikan, “ndaj mendoj se disa gjëra mund t’i bëjë ndryshe”.
Një pohim i tillë, sipas eksperteve mund të jetë një ndihmë e madhe për Clintonin, pasi jep një tjetër perspektive për votuesit e lodhur prej 8 viteve në pushtet të presidentit demokrat.
Megjithatë Obama nuk donte ta konsideronte të kryer kandidaturën e Clinton dhe deklaroi se “si ajo, ashtu edhe shumë kandidatë të tjerë demokratë do të ishin presidentë të shkëlqyer”.
Mes tyre janë zëvendës/Presidenti Joe Biden, apo guvernatori i Merilend, Martin O’Malley. Sidoqoftë, popullariteti i Hillaryt është pesë herë më i madh se ai i Biden “numrit dy” në preferencat e votuesve të Partisë Demokratike.
Deklaratat e Obamas vijnë pikërisht kur Clinton ka reduktuar aktivitetin e saj publik pas zgjedhjeve legjislative të 4 nëntorit.
Gjatë ditëve të fundit gjesti i saj më i rëndësishëm ka qenë një “tweet” ku aprovon masat për mbështetjen e emigrantëve pa dokumente, të njoftuara nga Obama të mërkurën, e që kanë provokuar një “shpallje lufte” ndaj Presidentit nga opozita republikane.
Një grup jo zyrtar që mbështet kandidaturën e saj, “Ready for Hillary” (Gati për Hillaryn), i drejtuar nga bashkëpunëtorët e vjetër të çiftit Clinton, ka mbledhur 8 milionë euro për të ndihmuar në kandidimin potencial të saj që e çon drejt Shtëpisë së Bardhë.
Ish Zonja e Parë ishte rivalja e Presidentit në zgjedhjet brenda partisë në vitin 2008 që përfunduan me fitoren e Obamas.

Thoni ishalla nuk zgjidhet Hillary,se shqiperia do i kete me keq punet.Do jete pa mbeshtetjen Amerikane.
Pse ku e konstatove kete? Hillari eshte bashkeshortja e bill klintonit apo e harruat?
Hillari Klinton do te ishte nje presidente famoze dhe me pervojen e ndjeshmerine e nje gruaje te ralle do te sillte nje model te ri te beri politike qe do ti sherbente tere botes se perparuar.
Zoti dhe fati e ndihmofte te ngjitet ne Shtepine e Bardhe kete grua te rralle.