Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, pronar i grupit mediatik që mban emrin e tij, dhe një prej njerëzve më të pasur e me më shumë influencë në SHBA, Michael Bloomberg, ka deklaruar se nuk do të hyjë në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Bloomberg po shqyrtonte mundësinë të sfidonte Donald Trumpin e Hillary Clinton duke u përfshirë në garën për president të Shteteve të Bashkuara si kandidat i pavarur.
73-vjeçari që shërbeu për tri mandate si kryebashkiak i qytetit më të madh amerikan tha se me kandidimin e tij, vota popullore do të ndahej dhe se do të shkonte drejt një situate ku Kongresi duhej të vendoste për Presidentin e ri ë SHBA-ve.
“Dhe duke qenë se Kongresi kontrollohet në të dy dhomat nga republikanët, ekziston mundësia që me kandidimin tim të çojë në Shtëpinë e Bardhë Donald Trumpin ose Senatorin Ted Cruz dhe ky është një rrezik që nuk dua ta marr përsipër”, shkroi ai në një letër të publikuar në faqen e tij.
Bloomberg ka kritikuar ashpër fushatën e kandidatit republikan, Donald Trump dhe demokratit Bernie Sanders, duke thënë se po përçajnë Amerikën me demagogjinë e tyre.
73-vjeçari, dikur një republikan që më vonë u deklarua i pavarur, shqyrtoi mundësinë e kandidimit edhe në vitin 2008, por braktisi përpjekjet pasi nuk arriti të sigurojë shumë mbështetje.

Ne cdo vend ka ka percares si Bloomberg, por sic thote vete nuk dalin esapet dhe rri e llap si matuf qe eshte.