Presidencialet në Austri, kandidati i ekstremit të djathtë në ngjitje

Elton Tafaruci

Austriakët kanë shprehur vullnetin e tyre për presidentin e ardhshëm, me anë të një procesi votimi të përsëritur.  Sipas exit polleve pas mbylljes së kutive, dy kandidatët janë shumë pranë njëri-tjetrit në shifra.

Megjithatë, kandidati i të djathtës ekstreme, Norbert Hofer, i cili ka qenë në avantazh të lehtë në raundin e parë të zgjedhjeve, rezulton më i favorizuar. Në raundin e parë, Hofer mori 50.2% të votave kundrejt 49.8% të rivalit ekologjist, Alexander Van der Bellen.

Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 17:00. Votat e kryeqytetit, Vjenë mbeten decizive për përcaktimin e fituesit. Ditën e nesërme pritet që votave të hedhura në kuti t’u bashkohen edhe ato të mbërritura me postë, të cilat përbëjnë 14% të totalit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *