Sot Maqedonia e Veriut përmbylli raundin e dytë të zgjedhjeve të pesta presidenciale në historinë e saj që prej se u pavarësua nga Federata Jugosllave.
Fituesi i këtyre zgjedhjeve është shpallur Stevo Pendarovski me 52,24 për qind (395.416 vota), i cili gëzonte një mbështetje të madhe edhe nga shqiptarët.
Pendarovski ka lënë pas kandidaten rivale Gordana Siljanovska me 44,19% për qind (334.508 vota), duke u shpallur president i Republikës së Maqedonisë.
“Populli im, faleminderit. Ju falënderohem gjithëve maqedonas, shqiptarë, serb, boshnjak, turq dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe tha bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do tu shërbej me përkushtim të gjithëve”, theksoi Stevo Pendarovski, pasi shpalli fitoren si president i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.
v.l/ Dita
