Populli sirian votoi të martën në zgjedhjet presidenciale nën masa të rrepta sigurie dhe nën kërcënimin e rebelëve, të cilët u zotuan se do të prishin procesin. Presidenti Bashar al-Assad pritet gjerësisht të fitojë një mandat të tretë 7-vjeçar, por kjo është hera e parë në këtë dekadë që ai pati dy kundërshtarë. Dy kandidatët e tjerë janë Maher Hajjar dhe Hassan al-Nuri. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, pohoi se NATO “nuk do të njohë” rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Siri duke marrë në konsideratë që zgjedhjet nuk përmbushin standardet ndërkombëtare të transparencës. “Kjo është një farsë”, u tha Rasmussen gazetarëve në lidhje me këto zgjedhje, me të mbërritur në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, që u mbajt të martën dhe do të vazhdojë edhe të mërkurën në Bruksel. “Nuk përmbushin standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente dhe jam i sigurt se asnjë aleat nuk do të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, tha politikani danez.
kete zoterine sdo e zere gjumi deri sa nato te njohe zgjedhjet.
NATO nuk esht shtet qe te njohe ao jo zgjedhjet e nje shteti!!!
+1
ikni mor lerin popujt ne vendin e vet se ju me flamurin e demokracis jeni bere gazi i botes nuk i njeh nato zgjedhjet dhe pune e madhe kush ju tha ti nihin ju te natos njhi zgjedhjet e saliut te vitit 2009 dhe te vitit 2011 ato zgjedhj dini ti nihni dhe zgjedhjet e vitit 2010 ne kosove ku ju vet that ishin vjedhje industrile dhe tani mereni me zgjedhjet ne siri qe nuk ju njeh asadi pra atje ku jua njeh bytha frigen dhe nuk keni cfar te bni lehni me goje atje ku nuk ndjeni frig si vende si shqiperia dhe kosova ku ligjin e bejne banditat me bekimin e juaj atje i nihni dhe thoni ishin me te mira se te tjerat por jo me standarete kjo eshte hipokrizia juaj qe do te mbeteni ne histori , dhe njerzit do tju gjykojne per pajtimin me dashje te shkatrrimin e disa popujve me pa te drejt njerzore ne vendin e tyre pa i pas as kerkjt borxh ,
Duke futur turit ne punet e brendeshme te shteteve te tjera dhe duke u bere shkaktare kryesor per humbjen e mijra jete njerzish,sot nuk i njeh N.A.T.O.zgjedhjet ne Siri.Nato nuk eshte shtete antare i O.K.B.Valle epyeti Asadi per kete.