Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Përshëndetje stafit të gazetës Dita. Ne veteranët e luftës e të punës, në emër të gjakut të të rënëve e në emër të veteranëve që jetojnë, i kërkojmë Presidentit Nishani të na kthejë shtëpinë tonë e të mbetet muze për brezat. Edhe zogjtë e malit do të mallkojnë për këtë poshtërsi që u bëre veteranëve. Ai pallat është shtëpia jonë, dhuratë e shtetit dhe mbetet e shtetit. Nuk është e nuk do jetë e askujt, as e njëqind partive, as e dhjetra kulteve fetare as e shoqatave apo organizatave mafioze. Mbetet detyrim i qeverisë shqiptare sot apo nesër, amanetin që na dhuroi lufta të na kthehet sa nuk është vonë.
