Deputeti Ben Blushi së bashku me 9 të tjerët që kanë firmosur amendamentin lidhur me ndryshimet Kushtetuese ku kërkohet që zgjedhja e Presidentit të bëhet nga populli, tashmë i është drejtuar platformës më të madhe në botë online “change.org”.
Deputetët kanë iniciuar një peticion për të mbledhur sa më shumë firma.
“Nga dita e djeshme kemi iniciuar një peticion online drejtuar Kuvendit në platfomrnën më të madhe të botës, change.org që është platforma ku qytetarët nga e gjithë bota, hapin online peticione për të mbrojtur apo ndryshuar kauza që ata mendojnë se janë të padrejta, Ka 154 milion votues nga e gjithë bota. 18 mijë peticione kanë fituar në gjithë botën”, u bëri me dije Blushi kolegëve deputetë nga foltorja.
Sakaq Blushi tha se në adresen change.org mund të firmosin peticionin online të gjithë qytetarët që janë por zgjedhjes së Presidentit nga populli.
kliko mbi change.org dhe kërko: president nga populli


shum gjera ne shqiperi jan bere mbrapsh shpreson qe ta kuptojne politika qe duhet ndryshim, le te jet nje gur themeli presidenti nga populli edhe pse nuk ka popetenca le te jet drit jeshile per ndryshim.me respekt deputeteve qe kan marr inisjativen.
Vertet kete Bilbilushin nuk e kuptoj!?
Na fton te nenshkruajm nje peticion per zgjedhjen e presidentit nga populli. Ne parim them se ka te drejte, por nje gje nuk e kuptoj!? Qe te shkosh drej peticionit nje deputet serioz duhet te kete ezauruar nje mori procedurash ligjore.
E pare e punes ti je nje perfaqesues ligjor i mandatuar nga populli dhe si i tille ty me shum se askujt tjeter te takon te marresh inisjativen ligjore per kete amendament kushtetues. Shume mire kete amendament mund te kerkosh ta parashtrosh per tu diskutuar ne parlament nga koleget e tu qoft ne aspektin politik por mbi te gjitha ligjor. Vetem pasi ky amendament te vihet ne rend te dites e te diskutohet dhe pas diskutimit te merret nje vendim, ty si ligjvenes , ne raste se do te jesh i pakenaqur nga ky vendim, te lind e drejta te ndermarresh kete nisme ligjore, sic eshte peticioni dhe t’na ftosh neve miletin per ta firmosur.
Keshtu sic ti po vepron te lind natyrshem dyshimi per drejtesine e hetij veprimi, si keqdashes e tinezar! Keshtu sic po vepron me nje gur kerkon te vrasesh dy zogje. Nje qe te tere forcat politike te parlamentit ne menyre te padrejte ti paragjykos e akuzosh ( pa e ditur qendrimin e tyre per kete amendament), si kundershtare te kesaj nisme, qe ti perseri ne menyre te paramenduar e konsideron si te vetmen zgjidhje dhe e dyta me kete nisme ligjore (petricionin) ti del para gjithe miletit si i vetmi ligjvenes qe ne themel te politikes se tij ka vetem interesat e Shqiperise e jo te partise! A thua vertet te jete keshtu!?