Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të marrë pjesë në Samitin e Jashtëzakonshëm të Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Samiti është thirrur për më datë 25 nëntor nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa do të zhvillohet në Zagreb.
Në fokus të samitit do të jenë çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit, të krizës së migracionit nga vendet në konflikt, si dhe të rivitalizimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me synim forcimin e dialogut strategjik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në këtë Samit të jashtëzakonshëm do të marrin pjesë si të ftuar të veçantë, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, si dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Walter Steinmeier. /Dita/

Po nuk vajti Edi takimi do te jete nje deshtim