Presidenti Thaçi, gjatë një fjalimi në manifestimin e 21 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, tha se Epopeja shënoi një kthesë për liri dhe se madhështi kësaj date i dha intervenimi i NATO-s, 20 vite më parë.
“Kjo aleancë nuk është lidhur rastësisht, por pikërisht falë rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencës së çdo qytetari të Kosovës. Sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit, vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare, të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, tha Thaçi.
Edhe Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 20-vjetorin e ditës kur NATO nisi bombardimet mbi ish-Jugosllavinë, ngjarje pas së cilës Kosova fitoi edhe pavarësinë.
Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohjen nga SHBA-ve dhe NATO-s për këtë kontribut.
“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës??, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës SHBA?? dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria?? mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.”-shkruan Meta në Facebook.
v.l/ Dita

Akoma gjalle eshte ky pucisti!? Ne pritje per funeralin!
E keni gabim e cliroi anadolli