Presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar se në konfliktin luftarak që zgjat prej tre vjetësh forcat e tij po triumfojnë ndaj rebelëve. Assad e bëri deklaratën në një fjalim në Universitetin e Damaskut. Trupat e tij në muajt e fundit kanë marrë një e nga një nën kontroll qytetet e kontrolluara më parë nga rebelët, në afërsi të kufirit me Libanin. Mbi 150.000 persona janë vrarë përgjatë konfliktit, ndërkohë që miliona të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. “Kjo është një pikë kthese në këtë krizë”, deklaroi Assad, duke shtuar se ushtria e tij po fiton atë që e quajti “lufta kundër terrorit”. Trupat qeveritare kanë siguruar në muajt e fundit autostradën kryesore që lidh veriun me jugun dhe ka bllokuar rrugët e furnizimit për forcat rebele. Presidenti Assad pritet të njoftojë se ai do të garojë për një mandat të tretë si lider i vendit. Korrespondentja e BBC thotë se deklaratat e presidentit bëjnë të qartë se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht apelet e përsëritura nga grupet e armatosura opozitare dhe mbështetësit e tyre perëndimore dhe arabë. Ndërkohë, forcat ajrore siriane kanë kryer një seri sulmesh në zonat përreth Damaskut gjatë së dielës, njoftuan grupet e të drejtave të njeriut. Aktivistët deklaruan se 20 persona u vranë në këto sulme.

Per gjendjen ne Siri pergjegjesia eshte direkt e Amerikaneve dhe e BE, por nuk ka kush t’u kerkoje llogari, ata jane stepur vetem nga kundershti i i Putin-it. Kjo eshte paguar me jeten e 150 mije qytetareve te vrare ne 3 vjet dhe te mijerave te te tjere qe jane ne rradhe per t’u vrare, binaci nuk dihet dhe nuk eshte asnjehere i sakte.
BEJ QEJF OR MIK, RE REHAT ME XAKUN.
Me siguri e ka ndihmuar ndonjë batalion ballist i alimadhit këtë assadin!? Nga eksperienca e bashkepunimit me gjermanët në eksperiencën e bashkepunimit me sirianët nuk ka ndonjë hendek te pakapërcyeshëm. Para kohe, por megjithatë do të bërtas,- “Bravo ballistët tanë”! A ka kotece atje në Siri ?
VR !!! Me siguri e ka ndihmuar ndonjë batalion ballist i alimadhit këtë assadin!? Nga eksperienca e bashkepunimit me gjermanët në eksperiencën e bashkepunimit me sirianët nuk ka ndonjë hendek te pakapërcyeshëm. Para kohe, por megjithatë do të bërtas,- “Bravo ballistët tanë”! A ka kotece atje në Siri ?