Presidenti çek Milos Zeman thotë se fluksi i emigrantëve në Europë është pasojë e ndërhyrjeve ushtarake të vendeve perëndimore në Lindjen e Mesme.
“Vala aktuale e emigracionit në Europë I gjen rrënjët në idenë e cmendur për ndërhyrjen ushtarake në Irak, që u dyshua se kishte armë të shkatërrimit në masë, por asgjë nuk u gjet”, thotë Milos Zeman, President i Republikës Çeke.
Në një video – interviste për gazetën çeke, “Blesk”, të publikuar të dielën, Zeman tha se “dëshira e Shteteve të Bashkuara për të kthyer rendin në Libi dhe Siri rezultoi vetëm me përshkallëzimin e konflikteve në këto dy vende, krijimin e grupeve terroriste, duke I shtyre njerëzit të braktisin vendin.
Zeman thotë se për kaosin e emigrantëve nuk duhet të fajësohen vetëm Shtetet e Bashkuara por edhe aleatët perendimorë, që ndihmuan në koordinimin e operacioneve në Libi. Zeman kritikoi sjellën e emigrantëve pas tensioneve të krijuara në një qendër emigrantësh në verilindje të Republikës Çeke, ku policia përdori gazin lotësjellësh. Të premten rreth 100 emigrantë, në pritje të deportimit protestuan, duke dëmtuar ndërtesën ku ishin vendosur.
“Askush nuk ju ftoi ketu. Por tani që ndodheni ketu, duhet të respektoni rregullat tona, si dhe ne respektojmë rregullat, kur ne shkojmë në vendin tuaj”, vijon Presidenti i Republikës Çeke.
Duke iu referuar shifrave të policisë ceke, 3018 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar gjatë këtij viti dhe kjo shifër është 50 % më e lartë se në gjysmën e parë të vitit 2014.

Fatkeqsisht Presidenti çek ka te drejt.Amerika ose ma qart Amerika ne sherbim te Izraelit po shkatrron dhe Europen.
FIKS.
Shpejte u kuptuar ky CEKU. Po kete e di eshte bufi more president. Amerika ka 20 vjete qe po e shkateron me lezet European Budallacke. Dhe Jo vetem jaq po gjermania si leve e Amerikes po kolonializone gjithe vendet e ballkanit perendimore, perishi edhe Shqiparine, qe eshte bere epiqendra e konfliktit, amerike-eurogrope….. More polishejtane, ajo qe njerezit kuptojme eshte se shpejte apo vone bota do kthehet te lepije Rusine dhe Kinen. Vetem me keta nuk ja mbane perendimit. Ukraina ” ka mere kembet dhe po I bie koken”….. Amerika shkateroi European dhe vendosi kolonite e saj. Pra shkurt u ngul me rrenje. Europa idjote nuk ka as ushtri. Te na rojne mysafiret….
E dhimshme por e vertete ajo qe Presidenti Zeman thote.