Në të gjithë Shqipërinë, i vetmi njeri që ende bën sikur shpreson tek pastërtia e gjyqësorit tonë, është njeriu , i cili, në të vërtetë ka detyrën të ruajë këtë pastërti, pëmes postit të disa fishtë, si president, si kryetar i Këshillit të lartë të Drejtësisë, dhe ish ministër i punëve të brendshme në qeverinë që e bëri shef të shtetit. Bujar Nishani, që edhe kur gjërat janë krejt hapas, bën mbrojtjen e trupit gjykues në këtë vend, e di ndoshta më mirë se gjithë të tjerët se, njerëzit që ai ka vendosur të marrë në mbrojtje, nuk janë as më shumë e as më pak, në shumësinë e tyre, një kartel i përbashkët, që, prej kohe dhe sidomos sot, ka zaptuar shtetin. Asnjë instancë tjetër në këtë vend nuk ka mbështetjen më të fuqishme të presidentit të deleguar në atë pallat presidencial, e po ashtu, asnjë instancë tjetër nuk është kaq shumë larg çdo kontrolli të shtetit, e në të njëjtën kohë edhe larg kontrollit të Nishanit. Gjyqësori tek ne, është si një vajzë buçko në gjysmën e parë të pamjes së saj, e cila gjysmën tjetër e ka të mbuluar nën fshehtësinë e prapshtëisë, dhe, ndërkohë që me syrin e majtë i shkel syrin presidentit, në anën tjetër i ka nxjerrë gjuhën jashtë gjithë hallkave të shtetit.
E megjithatë, sidozot, Nishani ynë, ashtu si e kanë deleguar, dhe ashtu si e kanë urdhëruar, e di se ky kartel, megjithëse i tillë, tejmase i hidhur me ligjet e shtetit, përsëri e ka një përparsi, kohezionin mes tri pjesëve të tij, që, edhe pse mendohet se mund të shkoqet, bëhet gjithnjë e më i fuqishëm. Sa më shumë që flitet për reformë në drejtësi, miratim ligjesh të fuqishme, ndjekje edhe per tufën e gjyqtarëve, përcaktim afatesh dhe ndëshkim, aq më shumë karteli lidhet në të gjithë pjesët e tij, dhe si duket, ashtu si shkoi ky viti i parë i qeveerisjes socialiste, ashtu do të shkojnë edhe tre vitet e ardhshme. Shansi që ka kjo qeveri, me mandatat parlamentare, është e vështirë të përsëritet në të ardhmen, dhe ky shans do të jetë një nga të humburit në legjislacionin tonë.
Në secilën ditë të këtij viti, mediat e ndryshme, sidomos ata që ende e kanë guximin për të qenë pjesë e së të vërtetës, kanë dëshmuar më shumë se sa dhjetra prokurorë dhe hetues së bashku, se çfarë fshihet pas mantelit të shumë gjyqtarëve, që nga ajo e rëndomta, fshehja e pasurisë disa milionëshe dhe deri tek aferat e pa zakonta të lirimit nga dënimet dhe shpalljes së pafajshëm të njerëzve të zhytur deri në fyt në krimin e tyre. E shpesh herë edhe duke i bërë karshillëk edhe drejtësisë ndërkombëtare.Gjingjonizmi i drejtësisë shqiptare është tani fenomeni më i zakonshëm, ai është preçedenti i përditshëm, me të cilin hasemi sa herë që duam dhe kur të duam. Ngritja e një sistemi të tillë, nga kurset e Plepave dhe deri tek shpërblimet në detyrë , si shenjë e shërbimit ndaj pushtetit që shkoi dhe dëshmi e besnikërisë, tashmë janë gjëja më normale.Gjyqtarë të përlyer deri në fund në lojën e politikës, “të pavarur” deri në një shkallë ku nuk dihet më se çfarë është, “pavarësi” apo zhytje në llum, sashenkizimi i vendimeve, loja me proçedurat, sidomos nga prokuroria, droja se mos pushteti i djeshëm vjen rishtas në pushtet dhe sëbashku me të vjen edhe hakmarrja..të gjitha së bashku kanë krijuar tek ne një oligargi gjyqësore, e cila, duhet pranuar është mbi shtetin, përqesh pushtetin dhe ndëshkon njerëzit.
Presidenti i vendit, që për më tepër, para se të ishte ministër i punëve të brendshme, ishte edhe ministër i drejtësisë, i di mirë “hallet” e këtij gjyqësori, dhe sado të mundohet ministri i drejtësisë të kalojë ndonjë nga vendimet e tij, qoftë edehe si një shenjë se po lëviz diçka, ndodh e kundërta. Presidenti dhe Këshilli i tij i Drejtësisë, në vend që të merret me atë që ka ndodhur, të paktën të gjejë një zgjidhje të pranueshme deri diku, bën krejt të kundërtën: spraps harbutërisht çdo propozim, shkel çdo vendim, krijon shtetin e tij oligarkik brenda shtetit ligjor, dhe, ndërsa e bën të gjithë këtë, e di se pasvija e tij, nëse ishte në fillim politike, tani po kthehet në karteliste.
Presidenti mund e ndoshta e di se një orë e florinjtë në dorën e një gjykatësi nuk është asgjë e veçantë, megjithëse aty është rroga e thuajse dy viteve punë; ai e di se një makinë e pazakontë, tepër e shtrenjtë, nuk është, po ashtu, asgjë e jashtëzakonshme, megjithëse aty është paga e 10 viteve punë e një gjykatësi.Në se ai do të kishte dashur vërtet të bënte një shenjë se , edhe ai vetë e ka kuptuar se ku është e keqja e shtetit, mund të kishte bërë shumë kohë më parë se institucionet e tjera verifikimin e të vërtetës. Mbledhjet e Këshillit të lartë të Drejtësisë, ku gati gjysma e antarëve janë të deleguar, i ngjan më shumë mbledhjveve të krerëve oligarkë, në të cilat, ajo që flitet është e dukshme, por ajo që ndodh në të vërtetë, është e padukshme.
Gjyqësori i ka shpallur luftë të hapur pushtetit. Edhe sikur një mijë e një dosje të ish ministrave të korruptuar të çojë në prokurori Edi Rama, dhe kjo e fundit të dërgojë gje tyre në gjykatë, të gjitha do të dalin të lara. Provat se ka fshehur dy milionë euro nuk është asgjë për asnjë gjykatës, mjafton që kolegu i tij të “dëshmojë”, edhe pse mes provave qartas të fallsifikuara, se këto para, kaq të mëdha, janë të gruas, të biznesit të kunatit, janë dhurata ( dhe nuk ka gjykatës që nuk merr këso ” dhuratash), e në fund të fundit, mund të vijë një ditë që një gjykatës të dëshmojë se këto para, një milion euro i ka gjetur në rrugë, dhe për kolegun e tij, kjo është e mjaftueshme. Ditë më prë, gjykata e Frakfurit, dënoi me shumë vte burg një ish modele të njohur, e cila, edhe pse nuk e dinte ligjin, meqenëse nuk ishte gjermane, kishte pranuar dhuarata nga i dashuri i pasur, kishte qenë në pushime të shtrenjta dhe këto nuk i kishte deklaruar. Gjykatësit tanë, nën bekimin e presidentit, mund të bëjnë çfarë të duan..ata duhet vetëm të mos cënojnë njerëzit që i sollën në këtë strukturë, të mos i gjykojnë ata, të bëjnë çfarë të duan që vendi të mbesë në një shkreti gjyqësore, ku nuk fiton e drejta dhe nuk ndëshkohet krimi, por shpërblehet.
Presidenti, kohët e fundit, si edhe më parë, ka deklaruar se nuk duhet gjykuar ë tërësi sistemi gjyqësor dhe nuk duhet bërë thjeshtë përmes deklaratave. hajde , mbushja mendjen atij që nuk e do të mbushur.
Megjithatë, si për çdo gjë, edhe kjo ka një preçedent. Levën e Arkimedit. Greku i lashtë kërkonte një pikë, ku të mbështeste levën e tij, dhe përmes saj do të rrotullonte gjithë botën.
Edhe ne, si njerëz të zakonshëm, i kërkojmë të njëjtën gjë presidentit të deleguar: Na jepni një pikë të tillë. Pra, më shkoqur, ju që mbroni strukturën gjyqësore, ku vetë jeni shefi i tyre, na jepni, në secilën gjykatë, të paktën nga një emër të gjyqëtarëve që janë model për të gjithë, dhe mbi staturën e tyre, të lëvizim gjithë globin e oligarkëve të gjyqësorit.
Kam drojën se nuk do e bëni. Jo se nuk doni, por sepse e keni vështirë të gjeni një pikë të tillë referimi. Provojeni dhe do të shikoni. Do të shikoni se si do të ngrihet një stuhi e vërtetë mbi ju, ashtu si nuk e keni parë kurrë.Dhe ndoshta kjo stuhi do të zgjojë edhe qeverinë, e cila, në se nuk mundet “parlamentarëshe” të zgjidhë problemet e drejtësisë, t’i drejtohet njerëzve që i kanë besuar, përmes referendumit të gjërë…Ndryshe bataku i sotëm do të na duket lule kur të vijë dallga tjetër oqeanike.
Provojeni zoti President. Por e di se kërkesa ime është e kotë edhe për një arsye tjetër.Nuk mund ta bëni sepse ju nuk i njihni të ndershmit, sepse ata nuk janë në takëmin tuaj.
Sidoqoftë, provojeni. Nëse do e gjeni “pikën e ndërshmërisë”, atëherë edhe të tjerët do të heshtin.Ose do të heshtni ju. Rrugë të mesme nuk ka.

Ky Nishani eshte vetem nje,…….. KARIKATURE E KEQE E ………SANCO PANCOS!!!
Ky Nishani eshte nje i korruptum njesoi si Gjin Gjoni, mundet dhe me shume, me shume ka fitu nga tenderat e Policis e ministris ku ka punu. Djali i tij ka Audi 100 mije dollaresh, ku u fitun ato pare? Ky njeri eshte sheptori i Sali Krimineli e familjes se tije.
I nderuar autor!
Them se nuk e ke gjetur pikën e duhur ku të mbështetësh levën që përmënd.Ajo levë mund të funksionojë vetëm duke u mbështetetur në protesta paqësore nga gazetarë intelektualë,nxënës e studentët,me synim të shporrin të gjithë politikanët e pasuruar në mënyrë kriminale,të gjithë të korruptuarit në drejtësi e kudo ku janë.Mendoj se vetëm një lëvizje e dytë dhjetori mund të largojë nga drejtësia ata që shesin drejtësi dhe ata që i mbështesin.Është e kotë të shpresosh se ndonjë politikan mund ti drejtohet popullit me referendume për këto probleme,sepse po të kishin dashur do ta kishin bërë,asgjë si pengon.
Ketij kopil presidentit duhet ti thuhet troc o te terhiqet ose ne se nuk do , poulli ti drejtohet referendumit.Debilizmi politik I ktij palo presidntiduhet goditur cdo dite e ore , media politika , qeveria e tere shoqeri shqiptare.Krye kreu I kartelit mafioz ka rene nga karrikja por jo nga mundesia per tu ri kthyer Te presesh akoma nishanin eshte humbje kohe . Ai ka skenare te kobshem per kete vend.Pa ju thyer qafa edhe ketij zorzop-presidenti qe na beri peshqesh saliaga nuk ka prokopi ky vend .Pastaj puna fillon nga e para , prokurori e re se kjo eshte inegzistente ,gjykata e re duke nxjere anash gjingjonet Duhen pare edhe ligjet . EDI RAMA te kemi dhene voten e ke marre shume shtruar , derri do plumbin , pacifizmi yt me keta kriminela po e demton Shqiperine,.Ditet e marjes statusit jane afer , e ne po presim pas tij cdo te besh Tanj sa s’seshte von ,,,,,,,,,,,,,,,,,,!!