Nishani: “Të hiqet ligji i luftës”. Papulias kërkon të drejtat e minoritetit grek

anazapta

Një ditë pas mbërritjes në Tiranë, presidenti grek e ka nisur sot axhendën e tij zyrtare me një takim me homologun shqiptar. Takimi mes Papulias dhe Nishanit u zhvillua në ambientet e Presidencës, nga ku më pas të dy krerët e shteteve dhanë një konferencë për shtyp, që fakt ishte më shumë një deklaratë, pasi gazetarët nuk u lejuan të bënin asnjë pyetje.

Presidenti Nishani tha se i ka kërkuar presidentit  që parlamenti grek  të heqë ligjin e luftës dhe shprehu gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për çështjen e kufijve detarë.

“Kërkojmë që Parlamenti grek të shfuqizojë ligjin e luftës dhe që mban nën sekuestro pasuritë e shqiptarëve.Çështja e detit mbetet një çështje për t’u zgjidhur dhe ne jemi të gatshëm të zgjidhim këtë çështje në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, tha Nishani.

Ndërsa Papulias u përqendrua te një tjetër temë e bisedës me Nishanin, ajo e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. “Me presidentin Nishani shqyrtuam çështje që kanë të bëjnë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë por edhe për ato rajonale. Vizita ime në Tiranë na jep rastin për t’i dhënë një shtysë të re të marrëdhënieve greko-shqiptare dhe kjo është një gjë e mirë edhe për rajonin. Minoriteti etnik grek përbën një nyjë lidhëse dhe të pazgjidhshme mes dy popujve tanë. Grekët e Shqipërisë janë një pjesë e rëndësishme e jetës ekonomike dhe sociale në Shqipëri dhe të drejtat e tyre duhet të respektohen. Nga ana tjetër, qindra e mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi, përbëjnë një nyje lidhëse në marrëdhëniet tona. Tavolina e rrumbullakët që do të bëhet sot do t’u japë mundësi biznesmenëve shqiptarë dhe grekë që të zhvillojnë marrëdhëniet. Shqipëria është një partner i Greqisë dhe me gjithë krizën ekonomike, biznesi grek është një nga investitorët më të mëdha”, tha Papulias.

Share This Article
9 Comments
  • Amani ore na lini rehat se s’kemi nge per vizita pa dorovi. Ky Papuliasi edhe kur ka ardhur ketej nga ne mire ka folur, hajt per hajer I qofte se kemi dhe ca çupa e una te martuar andej …E kemi perzjere gjakun e nashti le te perzjeme edhe buken…

      • Ceshtja e kufirit detar duhet te zgjidhet me pranine e nje pale te 3-te qe te jete nga EU, mundesisht Europa veriore

        Nuk zgjidhen problemet me grekun ne biseda dypaleshe , por me ndermjetesim te EU-se

        Edhe ne lidhje me pronat, perseri te kerkohet ndermjetesimi i EU-se

        Ne paraqesim dokmentet e pronave te shqitpareve qe kane jetuar ne Greqi,
        dhe ata te paraqesin dokumentat e pronesimit te minoritareve

        Aty pastaj vendos Perfaqsuesi i EU-se

        Cdo gje me grekun zgjidhet me drejtesi vetem nqs perdorim nje pale ndermjetese nga EU-
        -ndryshe nuk ka kuptim biseda me grekun

  • Kur ka ardhur heren e pare nw Shqiperi (mw 1987-si ministwr i jashtwm) shkoi me vrap ne Myzeqe dhe mori bekimin e shejtan Kozmait nw kishwn e Kolkondasit, pwr te na thene se ja gjer ku vjen megaliidheja greke dhe se ka akoma merakun e vorioepirit.
    Tani do shkojw prap tek shejtan Kozmai? Te marri dhe janullatosin me vete…

  • Asnje korofillak grek seshte i mireseardhur ne shqiperi ,ne shqiptaret per grekerit duhet te veme ne zbatim, soluzione finale ,keta vine ne shqiperi tu bejne presion politikaneve te degjeneruar te vendit tone per te mare detin qe shiti sa-lehu me lul shalngjiturin dhe per te aneksuar jugun e shqiperise .

  • Te dy Presidentet celesat e kashtes kane ne dore, Papulias eshte ne moshe ka rrjedhur , kurse ky Mustaqelliu yne eshte gjysmak, shndetlig me mire me thene sakat nga fiziku dhe nga mendja. Te dy pjerdhin ne veture, se nuk u mbahen te shkretat, ketij tonit i shkojne ca me shume, se ka Saliun qe e kontrollon me CIP dhe shoferet e tyre mbajne me vete parfum me arome te forte, nga halli e kane, e hajde te zgjidhin keta problemet qe ekzistojne ndermjet dy vendeve.

  • TA DISHE TI MORE ZOTNI shumica e patrioteve te tu i urrejne ortodokset shqiptare dhe une e kam te provuar kete.shumica e ortodokseve te shqiperise nuk e kane fuqi referuese greqine tende,sepse patriotet e tu sidomos ata qe jane punedhenes duan mustaqen dhe kjo eshte e provuar nuk eshte shpifje.mirepo prapa simpatise se pakufijshme per mustaqen vjen urrejtja e pakufizuar per gjithe ortodoksit neper bote kudo qe jane.patriotet e tu jane antisemitik.saper dashurine qe ke per minoritaret ta mbash per vete por patriotet e tu i akuzojne minoritaret per afije te qeverise greke.te lutemi shume ti je perfaqesues i greqise por edhe i patrioteve te tu:te bejme thirrje te kontaktosh me te derguarit e tu qe prej1944 neper shqiperi te ulin shkallen e agresivitetit me vendallinjte dhe te pranojne gabimet qe kane bere edhe ne shqiperi.pra me probleme edhe ne greqi edhe ne shqiperisepse te pandryshueshmit nuk ndryshojne.fundja greqine se gjen gje ti ripranoje perseri.te arrijne te me kercenojne me jete tufa e te shtyturve te zerves vetem sepse nuk kam bere asgje nuk ja u fal.do ti drejtohem te forteve te botes per mbrojtje.ti zotni e di mire qe u fiken dritat ne nje shtet te botesmbase nga 2003-2004.ata te derguarit e zerves ne shqiperi kane mbajtur nje fjalim para auditorit te madh ku ishte vetem nje grek saqe ngarkesa e madhe shkaktoje nderprerjen e energjise.ata kakacet,krahpreret qe i futen greqise si te ishte prona e tyre duhet ta kuptojne se per te tille njerez atdheu i tyre gjendet nga shkretetirat e anadollit.ata qe anatemojne si minj qe hane fara te djegura ortodokset i duhet vene litari ne kakavije dhe le te jetojne duke perkthyer letrat portokalli dhe duke i perhapur neper shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *