Këshilltari i kryeministrit Rama për diplomacinë kulturore, Fate Velaj, është nderuar me titullin “Kryqi i Kavalierit i klasit të parë” nga presidenti i Austrisë. Në fillim të dhjetorit, me kërkesë të ministrit të Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, Presidenti Federal i Austrisë, Heinz Fischer, i ka dhënë Velajt këtë titull, si vlerësim për punën e tij në Austri dhe shpërndarjen e vizioneve të saj në Europë.
Kjo është medalja e dytë që Republika e Austrisë i akordon Velajt. Në tetor të 2003-shit, ai u nderua me me çmimin “Bundesehrenzeichen”.
Ashtu si dhe përpara dy viteve, kur Velaj mori çmimin “European Citizen Prize”, akorduar nga presidenti i Parlamentit Europian, ceremonia e marrjes së këtij nderimi do të organizohet në Shqipëri.

Sali, nxirre Selvijen, te na thote dicka, se edhe Austrija po behet aleat me Rilindjen, kjo sesht gje e mire, kjo asht marre mar, sic do te thote Zhozefina, na kan korruptu Austrin mar.