Presidenti i Bundestag-ut gjerman viziton Tiranën

Elton Tafaruci

Më datën 22 prill 2016 Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite Prof. Dr. Nobert Lammert do të zhvillojë bisedime dypalëshe me homologun e tij, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta dhe do të pritet ne takime të vecanta nga Presidenti i Republikës Nishani dhe Kryeministri Rama.

Në kuadër të kësaj vizite Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Prof. Dr. Lammert do të marrë pjesë gjithashtu në Konferncën  “25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri” të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra shqiptare për Zhvillim dhe Integrim të Qendrueshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *