Sepp Blatter jep dorëheqjen: Iki sepse e dua futbollin!

Dita

Sepp Blatter ka dhënë dorëheqjen si presidenti i FIFA-s, duke pranuar se korrupsioni ka pushtuar botën e futbollit. 79-vjeçari ka thirrur një Kongres të Jashtëzakonshëm të FIFA-s, sa më shpejt të jetë e mundur, për të zgjedhur njeriun që do të drejtojë qeverinë e futbollit në të ardhmen.

Blatter fitoi mandatin e pestë radhazi gjatë javës së kaluar, por akuzat për korrupsion dhe një hetim që FBI ka nisur ndaj organit drejtues të futbollit botëror, e detyruan zviceranin të bëjë një hap prapa dhe të dorëzojë çelësat e sportit më të bukur në botë. “FIFA ka qenë jeta ime! Mandati im, këtë herë, nuk ka pasur mbështetjen e të gjithëve,” – tha ai.

Nën hetim kanë përfunduar edhe procedurat me të cilat është vendosur vendi organizator i Kupës së Botës 2018 dhe 2022. “Jam shumë i lidhur me FIFA-n dhe me interesat e kësaj organizate, – shtoi Blatter. – Prandaj po e marr këtë vendim, sepse futbolli është i dashur për mua dhe kryesorja është pastrimi i imazhit të këtij sporti kudo në botë.”

Blatter pranoi: “FIFA ka nevojë për një rithemelim në të gjitha drejtimin. Mund ta bëja unë diçka të tillë, por mendoj se nuk do të ishte korrekte. Do të vazhdoj të jem president, derisa pasardhësi im të zgjidhet në mënyrë demokratike.” Presidenti i ri ka të ngjarë të caktohet më 13 mars 2016, gjatë Kongresit që do të zhvillohet në Meksikë.

Arrestimet – Javën që kaloi, FBI, me kërkesën e prokurorisë amerikane, arrestoi 14 persona, mes të cilëve 7 zyrtarë të lartë të FIFA-s me akuzën për korrupsion, shkelje të detyrës dhe bashkëpunimin me organizatat kriminale. Arrestimet u bënë dy ditë para Kongresit të Zyrihut, ku Blatter u shpall president, duke marrë 133 vota, kundër 73 votave që mori rivali i tij, Princi i Jordanisë, Ali Hussein.

Teksa Princi Ali Hussein ka konfirmuar se do të jetë kandidat për zgjedhjet e ardhshme, autoritet zvicerane thanë për Blatter se ai nuk është nën hetim, por do të merret në pyetje për të sqaruar disa çështje në lidhje me korrupsion që ka pushtuar qeverinë e futbollit botëror në dekadën e fundit.

Share This Article
6 Comments
  • Na u vertetuane ato qe shkruajtem nje jave me pare ,kjo tregon se e verteta nuk eshte shume veshtire per tu kuptuare dhe preceptuare more njerez te mire.
    Rruge te mbare more Blatter ne pleqerine tende se futbollin e ndrite per te gjithe boten.

  • ANALIZE : Me te tilla telenovela eshte e mbushun historia e BE …
    Vetzgjidhen, vetedorhiqen, vetedenohen, vetevjedhin, vetereformohen…
    Dikur i kan pase thane autokritike.
    Po ajo dreç drejtesie ne Europe funksionon apo jo ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *