Presidenti filipinas Rodrigo Duterte e ka krahasuar fushatën e tij kundër drogës me Holokaustin, duke deklaruar se ai do të vriste aq përdorues droge, sa hebrenj vrau Hitleri.
Një një fjalim pas mbërritjes së tij në Vietnam, Duterte tha për gazetarët se ai ishte portretizuar si kushëri i Hitler-it nga kritikët.
“Hitler masakroi 3 milionë hebrenj. Tashmë ne kemi 3 milionë të varur nga droga. Do të isha i lumtur t’i masakroja ata. Nëse Gjermania kishte Hitlerin, Filipinet më kanë mua. Do doja që të gjithë viktimat e mia të ishin kriminelë, që t’i jepja fund problemit të vendit tim dhe të shpëtoja brezin e ardhshëm nga humbja.”
Që kur Duterte mori detyrën si president në qershor të këtij viti, Filipinet janë përballur me një luftë të përgjakshme ndaj përdoruesve të drogës dhe trafikantët. Më shumë se 3.000 persona janë vrarë në operacione policore ose vullnetare. Trupat e tyre shpeshherë lihen në publik, me tabela ku listohen krimet për të cilat ata akuzohen.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë shprehur shqetësime për mungesën e procesit të rregullt në luftën kundër drogës, duke i cilësuar vrasjet e trafikantëve dhe përdoruesve si ekstra-gjyqësorë.
Megjithatë, Duterte nuk ka hequr dorë nga qëndrimi i tij teksa ka kërkuar që puna e tij të respektohet. Ndërkohë, grupet hebreje i kanë kritikuar si ofenduese komentet e presidentit, duke thënë se ai duhet t’i kërkojë falje viktimave të Holokaustit për retorikën e tij të pështirë.

Aman hajde pak ka Shqiperia se na mbyti kanabisi dhe trafikantet.