Presidenti i Iranit, Hassan Rohan ka kërkuar përgjatë një takimi me atletë iranianë që gratë të lejohen të hyjnë në stadiume.

“Nuk duhet të ketë dallime midis burrave dhe grave në Islam dhe, për këtë arsye, gratë duhet të lejohen të marrin pjesë në ngjarje sportive”, është shprehur ai.
Rohani shtroi pyetjen se përse autoritetet fetare i kanë ndaluar gratë, duke shtuar se ato janë aktive në sport dhe se kanë arritur rezultate të konsiderueshme në gara.
Hassan Rohan tha po ashtu se sportet e grave duhet të transmetohen në televizion.
Gratë iraniane nuk lejohen të hyjnë në stadiume që nga revolucioni islamik i vitit 1979.
s.a/dita

o shoku rohan, po qe keshtu i thon’ ..LAICIZEM , dhe……….bravo te qofte .
Bravo,eshte shume positive per Nje vend islamik qe lejon femrat te shkojne ne per stadiume e te ndjekin aktivitetet sportive te skuadrave te zemres se tyre,pasi dhe ato Kane ndenja e mbi te gjitha luajne vere sport.Gur ,gur behet mura.Shpresoj te kete leshime te tjera per femrat islame.