Presidenti i Kinës Xi Jinping kërkoi krijimin e një shteti palestinez në kufijtë e para vitit 1967.
Deklaratat e tij u bënë një takimi në Kajro të Ligës Arabe. Ai tha se si kryeqytet i shtetit të ri palestinez mund të ishte Jerusalemi lindor. Presidenti kinez tha se problemi i Palestinës nuk duhet margjinalizuar.
“Kina mbështet procesin paqësor në Lindjen e Mesme dhe krijimin e një shteti palestinez me kryeqytetin e saj Jerusalemin lindor,” tha ai, duke shtuar se Kina do të japë 7.6 milionë dollarë ndihma për palestinezët.
Presidenti i Kinës ndodhet në Kajro në kuadër të një turi rajonal: ai nënshkroi në Arabinë Saudite një marrëveshje për ndërtimin e një centrali bërthamor, kurse në Egjipt u firmosën 21 marrëveshje bashkëpunimi bashkë me ndihmën prej 1 miliardë dollarë për bankën Qendrore egjiptiane. Po kështu ai do të vizitojë edhe Iranin, një vend që po njeh rritje të peshës së vet ndërkombëtare. /Dita/
