Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe kështu u bë presidenti i parë italian i cili e vizitoi këtë vend pas 32 vitesh.
Presidentin Matarrella në Cetinjë, me nderime më të larta shtetërore, e priti homologu i tij malazez, Filip Vujanoviç.
“Kjo vizitë është historike, sepse është vizitë e parë e presidentit italian në Malin e Zi. Dëshiroj të shpreh gëzimin tim të veçantë, sepse sot këtu me ne është presidenti Sergio Mattarella, i cili gëzon një reputacion të veçantë në Itali, dhe vizita e të cilit në aspektin personal është nder për Malin e Zi. Kjo vizitë është historike, sepse është vizita e parë e një presidenti italian për 32 vitesh”, ka thënë presidenti Vujanoviç.
Ai rikujtoi lidhjet historike të Malit të Zi dhe Italisë, të cilat ekzistonin prej shekujsh dhe që ishin veçanërisht të intensifikuara, të forta dhe të afërta në kohën e Mbretërisë së Italisë dhe Mbretërisë dhe Principatës së Malit të Zi.

Nuk e dime , do te financoje ngritjen e ndonje kishe ne Mal te Zi dhe nese inauguroi ndonje kishe te re , Presidenti italian ? Nuk e dime nese do te kene edhe malazeste kenaqesine e madhe qe paten shqiptaret , kur Erdogani e filloi dhe e mbaroi fjalimin e tij me xhami , minare , islamizem , mbyllje shkollash dhe krenarine e te qenit myslyman ? Valle , do te kete folur edhe Presidenti italian ne Mal te Zi , per kisha , kambanore , per katolike e kristiane ? Nuk e besoj , nuk jane kaq demokrate e te mençur keta presidentet e Evropes , duhet te marrin leksione nga ultraislamiku i kalifatit turk , Rexhep Taip Erdogan , vellai 600-vjeçar i shqiptareve .
MOS KI MERAK, SE ATE SEKTOR E MBULON VATIKANI.