Presidenti i PE: BE të mbajë premtimet, Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e saj

J L

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka mbështetur integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sassoli është shprehur se zgjerimi i BE, do të ishte një hap pozitiv për paqe dhe prosperitet.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë në tërësi, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të prosperuar dhe paqësor”, tha Sassoli, sipas raportimeve të gjermanes Funke Mediengruppe.

Megjithatë, se kur do t’i bashkohen unionit shtetet e Ballkanit Perëndimor kjo varet nga përmbushja e kushteve.

“Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve”, tha Sassoli, duke shtuar se Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të mbajë premtimet e tij dhe të njohë përparimin.

BE tashmë po kryen bisedime pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë zyrtarë.

Maqedonia e Veriut muajin e kaluar mori mbështetjen e Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë për të filluar bisedimet me BE. Bosnje-Hercegovina dhe Kosova deri më tani janë konsideruar kandidate të mundshme për negociata.

Procesi i zgjerimit të BE-së është përballur me sfida të mëdha, disa prej tyre të rrënjosura në ndarjet etnike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kërkohet unanimitet nga të gjithë anëtarët e BE-së për miratimin e kornizës negociuese.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *