Presidenti i PE, Sassoli: Mbështes hapjen e negociatave, ndryshe vështirë të shpjegojmë vonesën

Edona Llukacaj

Në hapjen e samitit të liderëve të Bashkimit Europian, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli është shprehur pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së tij hapëse, të enjten në Bruksel, Sassoli deklaroi se Parlamenti Europian mbështet hapjen e menjëhershme të nevociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se do jetë e vështirë të shpjegohet se pse po vonohet kjo gjë.

“Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse e vonojmë atë”, deklaroi Sassoli.

Ai ka theksuar se është detyra e BE t’i përgjigjet përpjekjes së këtyre vendeve.

“Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që të përputhemi me këtë përpjekje”, është shprehur Presidenti i PE.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *