Presidenti i ri i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të vizitojë Shqipërinë në datën 2 dhe 3 dhjetor.
Përpara vizitës në Shqipëri, Sassoli do të vizitojë Shkupin në 4 nëntor.
Këto dy vizita janë të parat pas marrjes së detyrës së re.
Përpara vizitës në Shkup, Presidenti Sassoli deklaroi se PE mbështet popullin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, duke iu kërkuar që mos dorëzohen, edhe pas vendimit të Këshillit për të mos hapur negociatat.
“Vizita në Maqedoninë e Veriut dhe shumë shpejt në Shqipëri, është më e rëndësishmja për mua personalisht në këtë kohë. Ne e dimë se populli në të dy vendet është zhgënjyer shumë nga dështimi i Këshillit për të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit për shkak të vetos së disa shteteve anëtare. Ne e kuptojmë dhe e ndajmë këtë zhgënjim. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë zbatuar reformat që ne kërkuam prej tyre dhe tani meritojnë të shpërblehen për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme. Për më tepër, unë dua t’u bëj thirrje qytetarëve dhe veçanërisht brezit të ri: Mos u dorëzoni nga shpresa, ju lutemi qëndroni në rrugën evropiane. Parlamenti Evropian është me ju”
Sassoli thotë se PE mbështet dy vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa thotë se do të nxisin shtetet e BE të marrin një vendim unanimisht në favor të bisedimeve të pranimit në takimin e ardhshëm.
“Ne i inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë në rrugët e tyre të reformës. Reformat e kryera në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE janë në interesin më të mirë të vendeve dhe qytetarëve të tyre, dhe do të jenë përfitimi i parë dhe kryesor i brezit të ri që meriton një të ardhme më të mirë.”
Gjatë vizitës së tij në Shkup, Presidenti Sassoli do të takohet me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe Presidentin Stevo Pendarovski.
Ai gjithashtu do të zhvillojë bisedime me drejtuesit e partive politike parlamentare, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
j.l./ dita

Po kur?! Ky nuk e thot
I ngjan fabules pritt magar te rritet bari!
Imagjinoni nje qe vjen e na thot brezi i rri nuk do e kete nje te ardhme ma te mire , apo reformat qe keta supportorjne ( perkrahin) nuk fo na sjellin mireqenje per popullin sepse nuk jane per qytetaret po per oligarket?!
Do ishte ma korrekt te shprehet siçpo iu them ta imagjinon , bile na kishte treguar te vertetet e jo blablabla!