Christine Lagarde është kandidatura e mbështetur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel për Presidencën e Komisionit Europian. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Elizesë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Ndryshimi i orientimit të kancelares, që fillimisht mbështeste Zhan Klod Junker për drejtimin e Europës, i është komunikuar nga vetë Merkel, presidentit francez Holond gjatë një bisede telefonike private. Merkel ka marrë në këtë mënyrë mbështetjen e Parisit për kandidaturën e ish ministres franceze të Financave, dhe aktualisht Drejtoreshë e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, e ka përgenjeshtruar burimin e dalë nga Reuters, duke ritheksuar se Merkel mbështet kandidaturën e Junker.
