Sot, në orën 10:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që do të diskutojë për Presidentin e ti.
Pas ‘djegies’ së raundit të parë në Kuvend, nesër në mbledhje do të bëhet caktimi i datës për seancën e dytë plenare.
Nëse do të ketë, mund të bëhet edhe paraqitja e emrave konkretë të kondadatëve për President.
Njoftimi i plotë:
Nesër ditën e martë, datë 17 maj, ora 10:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë disa çështje në rendin e ditës. Në pikën për përcaktimin e datës së votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, seanca do të transmetohet live në faqen WEB dhe FB të Kuvendit. Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes së Konferencës për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë kohës ku do të shqyrtohet çështja per zgjedhjen e Presidentit. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.
Raundi i parë u dogj pa u kaluar asnjë kandidat në Kuvend. Opozita ka mundësi deri në raundin e tretë që nevojiten 84 vota për zgjedhjen e Presidentit.
Raundi i katër kërkon vetëm 71 vota, që maxhoranca i ka e vetme dhe mund ta zgjedhë Kreun e ri të Shtetit.
j.l./ dita
