Presidenti i UEFA-s vjen të enjten në Tiranë, takon Ramën dhe Dukën

J L

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin vjen në Tiranë ditën e enjte.

Burime të RTSH Sport pranë kabintetit të Kryeministrit Rama bëjnë me dije se slloveni do ketë një vizitë një ditore në kryeqytetin shqiptar.

Ndonëse përflitej se Ceferin duhet të mbërrinte ditën e hënë, kjo nuk u arrit për shkak të agjendës së tij të ngjeshur. Ditën e enjte, Presidenti I UEFA-s pritet të ketë një takim të veçantë me kryeministrin Edi Rama, takim në të cilin nuk pritet të jetë pjesë Duka.

Ky I fundit  do të ketë një tjetër takim dhe drekë pune me Ceferin.

Arsyeja e kësaj vizite të Alexander Ceferin është periudha zgjedhore para Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, e cila duket e tensionuar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *