Presidenti i Ukrainës: Nuk ka rrugë tjetër për ne veç NATO-s

Ornela
In this handout photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Jan. 28, 2022. High-stakes diplomacy continued on Friday in a bid to avert a war in Eastern Europe. The urgent efforts come as 100,000 Russian troops are massed near Ukraine's border and the Biden administration worries that Russian President Vladimir Putin will mount some sort of invasion within weeks. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se për vendin e tij nuk ka rrugë tjetër veç anëtarësimit në NATO. Ai i ka dhënë kështu një përgjigje të qartë Rusisë, që kërkon që një gjë e tillë të mos lejohet, por megjithatë Zelenskypranoi se anëtarësimi në NATO nuk mund të ndodhë tani. Sipas tij, ky është një proces i gjatë dhe Ukraina as që e ka filluar.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi sot se Rusia mund të përdorë një situatë jo reale për të justifikuar përdorimin e forcës kundër Ukrainës.

“Ne jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për një sulm të armatosur kundër Ukrainës”, tha ai në një konferencë për shtyp në Bruksel.

“Rusia ka grumbulluar forcën më të madhe që kemi parë në Evropë për dekada në Ukrainë dhe rreth saj. Ka shumë oficerë të inteligjencës ruse të stacionuar në Ukrainë. Ne kemi parë përpjekje për të organizuar pretekst, operacione false për të ofruar një justifikim për pushtimin e Ukrainës”.

Një “sulm me flamur të rremë” është kur njëra palë organizon ose sajon një sulm kundër saj me qëllim që të justifikojë përdorimin e forcës në hakmarrje.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që të reduktojë, të tërheqë, forcat dhe të angazhohet në dialog”, shton Stoltenberg.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *