Antoine Griezmann arriti të fitoj Kupën e Botës me Francën, por ndryshe nga shokët e skuadrës që festuan me flamurin kombëtarë, ylli i Atleticos së Madridit festoi me flamurin uruguaian.
Dhe për këtë presidenti i Uruguait, Tabare Vazquez që ka ftuar yllin francez të vizitoj Uruguain në fundin e këtij viti.
“Unë dua ta falënderoj atë për gjestin që ai kishte veshur flamurin e vendit tonë në konferencën ndërkombëtare për shtyp të dhënë në Moskë.
Do të ishte një nder ta mirëpriste dhe ta falënderonte personalisht.
Me bindjen se futbolli është një sport që bashkon kombet në një festim të veçantë kolektiv, besoj se do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen që bashkon Uruguain dhe Francën”, shkruan në një letër zyrtare presidenti uruguaian, Vazquez.

a.s/dita
