Presidenti iranian: Dhunën në Afganistan e sollën të huajt

anazapta

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, është shprehur sot në Kabul se vendet e huaja që kishin okupuar Afganistanin, “kanë sjellur dhunë dhe ekstremistë” në Afganistan.

Zoti Rohani gjendet në Kabul për vizitë zyrtare me ftesë të presidentit afgan, Hamid Karzai.

Duke mos i përmendur në mënyrë specifike Shtetet e Bashkuara dhe ish-Bashkimin Sovjetik, Rohani theksoi se okupuesit “e kanë sjellur farën fatkeqe të dhunës” në Afganistan, që “i ka dëmtuar jetët e njerëzve”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *