Presidenti italian i drejtohet kombit dhe paralajmëron BE-në

redaktor

Presidenti italian Sergio Mattarella i është drejtuar sot kombit në një fjalim duke i kërkuar Bashkimit Europian të ndërhyjë në Itali përpara se të jetë shumë vonë.

Ai falënderoi BE-në për mbështetjen e deritanishme, por shtoi se ishte e nevojshme të bëhej më shumë, pasi sipas tij “Italia po jetonte një nga faqet më të errëta të historisë së saj”.

Mbështetja konkrete ka ardhur nga disa prej vendeve të BE-së. Në Bashkimin Europian, Banka Qendrore dhe Komisioni, ditët e fundit, kanë marrë vendime të rëndësishme të mbështetur nga Parlamenti Europian. Por duhet bërë më shumë. Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë plotësisht, para se të jetë vonë, seriozitetin e kërcënimit , jo vetëm për Italinë por edhe për Europën.”

Mattarella iu drejtua njerëzve që humbën jetën për shkak të kësaj epidemie, dhe familjeve të tyre, pasi qeveria ua bëri të qartë se nuk mund të merrnin pjesë në funeralin e të dashurve të tyre.

Ai thotë: “Ne po jetojmë një faqe të trishtuar në historinë tonë. Ne kemi parë imazhe që do të jetë e pamundur të harrohen. Disa grupe njerëzish dhe veçanërisht brezi i vjetër” po paguajnë një çmim shumë të lartë “.

Nga njëra anë Presidenti u tha italianëve të tregojnë guxim dhe nga ana tjetër i kujtoi Bashkimit Europian detyrat e tij.

Askush nuk do të shpëtojë nga kjo pandemi i vetëm”, paralajmëroi ai.

e.k. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Ja dhe pergjigja nga BE-ja komuniste e Mogherinit dhe Vllahutinit me Lukunine e Komisareve bolshevike nga pas:

    PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!

  • e di sa kapacitet ke ti “intelektual” te shtrish demin e komuniznit deri ne nivele europiane apo boterore ? thuaj qe je kavje ideologjike “kapitaliste”, ashtu siç do ishje dhe fashiste dhe komuniste . ose si shume te tjere; sindozot; komunistet me kane denuar gjyshin, kur vodhi dashin e kopese, se do martonte evlane . dhe per inat te tyre bje dakort me gjithe shpjegimet “antikomuniste” te …bashkim tufes dhe uran butkes…ose mit’hat frasherit, ose godos, ose berishes, po deshe dhe metes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *