I akuzuar javën e kaluar nga ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, se kishte bllokuar shortin e Këshillit të Emërimeve në drejtësi për dy vite me rradhë, si në 2017-ën ashtu edhe në 2018-ën, presidenti Ilir Meta është përgjigjur me fjalë dhe ka vënë në dispozicion dokumenta që duket se i hedhin poshtë këto akuza.
Ne emisionin Tempora, presidenti ka nxjerrë dokumentet që i ka dërguar ambasadores së BE-së të asaj kohe, Romana Vlahutin dhe ambasadorit të SHBA-së në atë kohë, Donald Lu, ku i vinte në dijeni për pamundësinë e ushtrimit të kompetencës së tij kushtetuese për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së dhe ia kalonte këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë. Shkresat mbajnë datën 3 nëntor 2017 dhe 10 nëntor 2017.
Ndër të tjera në dokumentet e vëna në dispozicion shkruhet: “Në këto kushte institucioni i Presidentit të Republikës është në pamundësi për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese, pasi për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk mund të bazohet në kandidatura të propozuara nga një proces “ekstra ligjor” me interpretim. Me përgjegjësinë e lartë dhe me vullnetin e mirë për të mos humbur kohë, Presidenti i Republikës vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë, si institucion ligjbërës në Shqipëri, të realizojë procesin e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në frymën e Kushtetutës”.
Ndërsa kreu i shtetit deklaroi: “Gënjeshtra kaq banale pasi mund t’ju vë në dispozicion letrën publike që unë i kam dërguar në postin e Presidentit ambasadores së Bashkimit Europian dhe EURALIUS-it, ku pikërisht duke treguar vullnetin tim për të hedhur shortin për KED-në si President, i kam bërë të qartë se këtu ka disa probleme, që ne duhet të takoheshim që në fillim të nëntorit, që t’i zgjidhim. Duke pasur parasysh përse dështoi KED-ja e një viti më parë ku unë përsëri e hodha shortin si kryetar i Kuvendit dhe dihet ajo, se është sqaruar se kush e eliminoi. Dhe ky takim është bërë. Unë kam shprehur vullnetin për të hedhur shortin, por para se të hidhnim shortin, duhet të bënim takime me të gjithë drejtuesit e institucioneve: me kryetarin e Kuvendit, me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, me përfaqësuesit e Prokurorisë dhe të gjithë institucionet që kanë të drejtë të propozojnë në KED, në mënyrë që të evitonim debatet se jo ky institucion i ka respektuar kriteret sipas Kushtetutës, sipas ligjit, jo ky nuk i ka respektuar, sepse kuptohet që Presidenti i Republikës është një institucion, i cili çdo detyrë duhet ta përmbushë me shumë përgjegjësi dhe larg kontestimeve apo debateve që krijojnë probleme”.
Meta ka vazhduar: “Situata ka qenë ekstra ligjore. Siç gënjen për këtë gënjen edhe për të gjitha. Ky takim është kërkuar nga unë. Hera e parë ndoshta, që është kërkuar nga përfaqësuesi i një institucioni shtetëror dhe ky është institucioni më i lartë, një konsultë. I është kërkuar zyrtarisht Delegacionit të Komisionit Europian këtu. I është kërkuar zyrtarisht EURALIUS-it. Qëllimi ka qenë për të parandaluar bllokimin e KED-së dhe krijimin e kontestimeve. Një ditë përpara se ky takim të bëhej, EURALIUS-i që kishte punë me stafin tim dhe kishim rënë dakord dhe ndanim të njëjtat pikëpamje, e ka anuluar pjesëmarrjen. Atëhere çfarë do të bëja unë? Do të hidhja një short që të fillonin prapë debatet midis përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të PS-së? Unë atëhere bëra menjëherë një letër për kryetarin e Kuvendit. Për dijeni edhe për Bashkimin Europian, edhe për ambasadën e Shteteve të Bashkuara, edhe për misionet e tyre…”
Meta: U kam thënë që duke pasur parasysh këtë situatë, ju lutem shortin po ua kaloj juve pasi situata është e tillë dhe ju jeni organi, i cili mund të bëjë interpretimin më të mirë edhe të Kushtetutës, edhe të legjislacionit.

e.ll./dita

buoooooooooooooooooooooh
cafr qenie e peshtire ky surrat i ndyre Hajni
ASHT NEVERI ME PA TUJ NDY ATE PRESIDENC
NGA NJI HAJN I PESHTIRE SI KY
I CILLI GJIATHCKA THOT E CDO XHESTIKULACION
QE MERR TREGON BIND OPINIONIN GJITHMON E ME SHUME
SE CILLI ASHT :
KY S’KA ASNJI TIPAR SHQIPTARI PASHA ZOTIN
KY ARABO TURK ASHT MBETURINE E QENVE TE
ANADOLLIT NE KET TOKE
ZHDUKENI KET DJALL NGA PRESIDENCA E SHQIPTAREVE SA MA PAR
Qenka merzitur Ilir floriri-ndyresira se nuk e paskan ftuar ne ceremonine e Pallatit te Drejtesise!!!!!Shume mire kane bere qe nuk te kane ftuar. Ti, ore hajdut e ndyresire, ti e di shume mire se pse nuk te kane ftuar. Fajin e ka i gjati-trapi qe beri President Republike nje hajdut-ndyresire dhe te dha ate post, nderkohe qe duhet te ishe ne burg, ore Ilir floriri, bashke me shume te tjere qe e kane vjedhur e poshteruar Shqiperine ne keto 3 dekada.
edhe kjo letra do jete bere e “menduar mire” nga ana ligjore…..se edhe kuvendi uk mund te veproje pse i thote ky me nje leter zyrtare…..jane te percaktuara procedurat……une sjam juriste po ky te fyen inteligjencen….te ben per budalla ” po pse kaq budallenj i njeh njerezit ky….do ta shohi…sa ti njohi njerezit…kur ti vije momenti i tij…
Deri kur nje preshident vrases-kusar ???
Deri kur nje Lesh Sore I vasil matufit dhe mashtrueses “te ndershme” ???