Presidenti kinez në Serbi. Nikoliç: Jo thjesht për biznes

Elton Tafaruci

Presidenti serb Tomislav Nikoliç i ka të larta pritshmëritë nga mbërritja e presidentit kinez Xi Jinping dhe shprehet se e çmon shumë miqësinë me liderin komunist, të cilit ishte ai vetë që ia drejtoi ftesën për vizitë.

Kjo do të jetë e para herë në mbi gjysmë shekulli që një president i Kinës viziton Serbinë.

“Siç e dini, ne serbët nuk e vlerësojmë miqësinë në bazë të përfitimeve ekonomike. Miqësia për ne është shumë më tepër se aq. Miqtë e mi në perëndim do të më pyesnin se sa marrëveshje bashkëpunimi do të firmosen, sa mallra do të tregtohen e sa investime do të përfitojmë. Përgjigja ime është se si Serbia, ashtu edhe Kina do ta konsiderojnë miqësinë si investimin më të madh nga të gjithë”, tha Nikoliç.

Lidhjet mes dy vendeve i kanë rezistuar si luftrave me të cilat janë përballur, ashtu edhe pakënaqësive të ndryshme përgjatë dekadave të kaluara. Përpara 7 vjetësh, ato farkëtuan mes tyre një partneritet strategjik, i cili do të ripërtërihet me ndalesën e Xi Jingpinit.

Kur ka qenë Kina në vështirësi, kujtoi Nikoliç, ne nuk harruam që jemi miq. Sot, është Serbia ajo që vuan pasojat e konflikteve dhe të recesionit global, dhe Kina nuk na harron as ajo.

Më herët, edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Beogradi i mirëpret investitorët kinezë për bashkëpunim të zgjeruar në disa fusha./TCH

Share This Article
1 Comment
  • A e dinë politikanët tanĕ se në Britainë e Madhe presidenti kinez u prit si një mbret ,deri edhe në karrocĕn mbretërore ,pse…pĕr para…Dhe tani ky president shkon në Sərbi ,kur historikisht Pekini shkonte në Europë nga Tirana.Nuk di në se i kemi bĕrĕ një ftesë presidentit tĕ vëndit më tĕ madh në botë dhe fuqisë së dytë ekonomike botërore….Shpresoj të mos flenë ,apo të mendojnë që me bunkart zhvillohet ekonomia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *