Presidenti largohet nga zyra, “u pushtua” nga gjarpërinjtë

Bora Basholli

Dy gjarpërinj kanë detyruar presidentin e Liberisë, George Weah të dalë nga zyra dhe të punojë në banesën e tij private.

BBC raporton se dy gjarpërinjtë u gjetën të mërkurën në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vendi zyrtar i punës së presidentit.

I gjithë stafi është larguar nga ndërtesa dhe do rikthehen më 22 prill.

“Ky vendim është marrë për të larguar zvarranikët dhe rrëshqanorët nga ndërtesa,”-tha sekretari për shtyp, Smith Toby.

“Ministria e Punëve të Jashtme pret zyrën e presidentit, kështu që bëri një memorandum të brendshëm duke i kërkuar stafit të qëndrojë në shtëpi derisa të pastrojnë ndërtesën.”

Zyra e presidentit është zhvendosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi një zjarr në vitin 2006 e dogji rezidencën presidenciale.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *