Presidenti Macron pas takimit me Kryeministrin Kurti: Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis

Ermir Ermir

Në Paris të Francës të mërkurën në mbrëmje (23 qershor) ka filluar takimi ndërmjet presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një paraqitje për gazetarë, para fillimit të takimit, presidenti Macron iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi “që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen te e ardhmja evropiane”.

“Ky është interesi i Kosovës”, tha Macron.

Ndërsa kryeministri Kurti tha se “Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejt”.

“Tanimë realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel sidomos vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë”, tha Kurti

Në këtë situatë, sipas Kurtit, Kosova do të kontribuojë me të gjitha mundësitë e saj. / REL

yalova escort

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *