Presidenti Ilir Meta, ka komentuar situatën politike në vend, duke u shprehur se kriza politike mund të tejkalohet me zgjedhjet e 13 tetorit.
Presidenti tha se institucioni i vetëm në vend që ka punuar për zgjidhjen e krizës është presidenca, duke theksuar se mazhoranca është treguar arrogante dhe jo bashkëpunuese e opozita ka kërkuar plotësimin e dëshirave që dalin jashtë realitetit.
Meta u shpreh: “I vetmi institucion që në Shqipëri ka punuar në mënyrë të qartë për zgjidhjen e krizës për fat të keq është vetëm institucioni i Presidentit të Republikës. Më vjen shumë keq, si për maxhorancën, e cila me kokëfortësinë dhe arrogancën e saj në vend të tregonte përgjegjësi ka bërë të kundërtën. Ashtu sikurse opozita, me listën e dëshirave të pafundme, që shpesh dalin jashtë realitetit, e ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione”.
Presidenti, gjatë një interviste për “A2”, ka komentuar edhe qëndrimin e ndërkombëtareve, duke nënvizuar se disa prej tyre nuk kanë ndihmuar Shqipërinë në realizimin e objektivave të saj dhe kanë mbajtur qëndrim të njëanshëm.
Ai tha: “Por nuk mund të mos them se edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar janë sjellë në mënyrë tepër të njëanshme, tepër helmuese, duke mos dhënë asnjë kontribut që Shqipëria të përmbushë detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE dhe që duhet ta ndihmojnë Shqipërinë të çelë negociatat me BE. Për fat të keq, Presidenti, edhe pse është ndjerë i vetëm, ka qenë i qartë dhe i vendosur për t’ia kursyer Shqipërisë një shëmti si farsa e 30 qershorit, që mund të jetë edhe një burim sanksionesh nga organizatat ekzistuese ku Shqipëria bën pjesë”.
e.ll./dita

Tani na doli qe virgjeria nuk qendron atje ku e ka bere zoti, por ne balle-presidenti.
Sigurisht more zoti president, i vetmi institucioni i presidnences, se bashku me partite, pd she lesh e li, ka shkaterruar dhe vazhdon e perpiqet qe ta ahkaterroje kete vend.
DHE PRESIDENTI NJË MENDJEMADH, NJË EGOIST DHE NJË KAMELEON PARTIAK PËR TI SHPËTUAR RRUFEVE DHE SHTRËNGATAVE TË PESHORES SË DREJTËSISË.
kështu duhet të ishte kryetitulli i mësipërmë. Tung. xha Spiroja