Meta bën thirrje për paqe dhe ironizon “çunat problematikë”

Edona Llukacaj

Mbrëmjen e kësaj së hëne, Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, si në lidhje me vendimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor në lidhje me shkarkimin e tij, ashtu edhe në lidhje me protestëne opozitës së bashkuar. Në postimin, ku as këtë herë nuk ka munguar ironia, presidenti Meta ka falenderuar shqiptarët që nuk nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, duke i quajtur ata “fake” and “farsë” dhe i ka ftuar të protestojën paqësisht,  duke përfunduar me fjalët: “Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezultatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment.”

Të dashur qytetarë!

Ndërsa drejtuesit e Opozitës së Bashkuar ju kanë ftuar sot në një protestë kombëtare kundër votimeve socialiste të 30 qershorit, dua të përshëndes mbi 85% të qytetarëve, të cilët bojkotuan një proces “fake”, më të shëmtuarin që mund të ndodhte në kontinentin tonë të civilizuar, pas 3 dekadash që kur vendi ynë u nda nga regjimi më shtypës i të drejtave të njeriut që njohu e gjithë Europa ish-komuniste.

Ndaj një mirënjohje të gjithë shqiptarëve, të cilët bojkotuan farsën më të turpshme që mund të bënte vendi në këto momente kur klasa politike duhet të tregonte përgjegjësi dhe vizion europian.

Për këtë ka meritë dhe distancimi i prerë dhe i qartë i lidershipit tuaj, nga çdo akt dhune në dy javët e fundit që ndihmoi shumicën dërmuese të shoqërisë tonë për të identifikuar armikun e betuar të dialogut në këto 6 vite në vendin tonë, i cili ka mbijetuar vetëm përmes diversionit, përçarjes së opozitës, blerjes së zgjedhjeve përmes aktivizimit të “çunave problematikë” dhe lobingjeve të shfrenuara për t’i mbyllur sytë gjithë botës për të mos parë një maskaradë të gjithanshme, që kulmoi me të Dielën e Fitorjeve, plot tejkalime të shfrenuara.

Ndaj ju ftoj të vazhdoni të protestoni vetëm paqësisht, për ta bërë kauzën tuaj edhe kauzën e shumicës së atyre që u detyruan të merrnin pjesë në farsën e 30 qershorit.

Nga ky test shumë i rëndë ku u provokua demokracia jonë dhe bashkëjetesa qytetare, kjo kauzë i ka të gjitha mundësitë për të dalë shumë më e fortë vetëm përmes rezistencës qytetare dhe paqësore.

Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezultatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment.

Share This Article
10 Comments
    • Numri i pergjithshem i zgjedhesve ne Shqiperi eshte rreth 3.536.016, nga te cilet vetem 2.1 milion banojne ne Shqiperi, ata qe jetojne jashte nuk besoj qe nuk erdhen te votonin per ti bere nje nder presidentit apo Saliut, sepse ata e dijne fare mire qe per keta palo njerez nuk ja vlen qe te harxhosh as edhe nje cent.
      Megjithate presidenti i çepanit ka pafytyresine qe ti llogarise si mbeshtetesit e tij, te revolucionit te Lulit apo te Saliut e Mones.

      Pak histori dhe llogaritje

      Ne vitin 2017 votuan 1.613.960, pra 46,77%, gati 54 % nuk votojne asnjehere, nje perqindje e larte e tyre jetojne jashte Shqiperise dhe as ju bie ndermend te harxhojne per te zgjedhur keta palo burra, perfshire ketu edhe presidentin e çepanit, ndersa pjesa tjeter edhe pse jeton ne Shqiperi nuk voton mbasi nuk kane besim fare tek politikanet. Megjithate ky president ka pafytyresine qe te falenderoje kete 54%, mbasi sipas tij, ata nuk votuan kesaj rradhe ne shenje te mbeshtetjes qe i japin ketij personaliteti, eshte i papam ne te gjithe europen!

      Ne Shifra

      Ne zgjedhjet e 2017 PS fitoi me 765 mije vota, PD 456 mije vota dhe LSI 226 mije vota, ne perqindje me metoden e llogaritjeve presidenciale , PS me 22,17%, PD me 13,21% dhe LSI me 6,55%
      Pra presidenti i çepanit na ben disa llogari qe vetem ai, Monika, Lulushje dhe Saliu dine ti bejne, edhe pse ne asnje vend te perendimit bejne llogarite me menyren e tyre, megjithate ketyre nuk ju vjen fare turp!
      Euforia Presidenciale
      Nuk e kuptoj se nga e gjeti presidenti ate 85% te shqiptareve qe falenderoi sot, nga te dhenat e mesiperme del qe 93,45% nuk duan t’ia shohin surratin!

  • Po ky derdimeni hajdute,do mare pjese ne protest me sali kriminelin.
    Mos ki frike nga drejtesia o kerric se nuk te gjen gje nga ky popull budalla trim e molotov hedhes

  • TUNDU SHKUNDU MOR RRUFJAN
    NGRE PALLATE,PASURI
    VIDHE POPULLIN,MBUSHI BANKAT
    NGA E MJERA SHQIPERI

    O E MRA SHQIPERI
    SHUME PO VUAN NGA K’TO SORRA
    ERDHI KOHA,ERDHI DITA
    TE T’PASTROHESH NGA K’TO HORRA

    MOS U TUTNI SHQIPETAR
    S’VJEN NGA SERBI E NGA GREKU
    ESHTE SHPIRT ZIU SI SHEJTANI
    ESHTE ILIRI NGA CEPANI

  • Pse shqetesohet presidneti, problemi eshte i thjeshte, cunave problematike te ps dergoju cupulinat problematike te lesh e lise dhe ato ulen menjehere, pa problem fare. Provoje.

  • O Ilir! Nuk ka me me ty, Moniken e Lulezimin, por dhe ca te tjere, perjashtuar Sali berishen se ka dale nga te gjitha rruget, bashkejetese qytetare. Ti dhe ata qe te vijne prapa keni bashkejetese privim liri sepse i keni privuar shqiptareve te ndershem dhe kombit te tyre çdo gje. Pas rrezimit te sistemit socialist, Shqiperine e moren ne dore ca tradhetare si Sali Berisha me shoke dhe ca hajdute e kriminele se bashku me ty qe futen ne qeverine shqiptare dhe kriminelat e botes si Fazlliçin me shoke. Ju, Iliri , jen ne rruge tjeter bashke edhe me nje pjese te shqiptareve qe te mbrojne; KJo nuk e bashkon Shqiperine, por e ndane. Saliu e ndau veri-jug, ndersa ti po e ndane me para dhe pa para. JU jeni perfaqesuesit e krimit ne ate vend dhe po te kishte drejtesi ju sot do te ishit ne banken e te akuzuarve, por jeni bere kaq banale dhe se ashtu do vdisni si keni dale ne rruge. Shteti meritonte qe tu çonte ne burg si ne te gjithe boten dhe demokracine ligjore, por me sa duket ashtu si ca kane zgjedhe te hidhen nga katet e pallateve edhe ju do ta beni denglen vet: vafshi ku te mos kthehi me!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *