Presidenti Meta, homazhe në nderim të albanologut Robert Elsie

Dita

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri homazhe në “Bibliotekën Kombëtare” në nderim dhe respekt të albanologut të shquar, përkthyesit, hulumtuesit dhe studiuesit të letërsisë e folklorit shqiptar, Robert Elsie.

Presidenti Meta vendosi një kurorë me lule, bëri homazhe dhe u përul në shenjë mirënjohjeje ndaj veprës së vyer dhe kontributit shkencor e intelektual të të ndjerit Robert Elsie.

“Do t’i jemi mirënjohës përjetë Robert Elsiet për gjithçka ka bërë me dashuri dhe pasion për promovimin e kombit tonë, të vlerave tona më të mira kulturore, historike, për zhvillimin e albanologjisë, për gjithçka. Pa dyshim, në mënyrë të veçantë edhe për zgjedhjen e tij për t’u përjetësuar si shqiptar dhe për t’u prehur përjetësisht në Alpet e Shqipërisë, në Theth duke treguar kështu dashurinë e pafund për vendin tonë dhe duke na mësuar të gjithëve që ta duam më shumë Shqipërinë”, u shpreh Presidenti Ilir Meta para mediave.

Share This Article
1 Comment
  • Sa keq qe virtyti me te keqen takohen ne keto kushte!
    Virtyti ne rrugetimin e tij drejt baneses se fundit i percjelle nga e keqja e nje kombi si per te demonstruar se e liga jeton dhe virtyti vdes!
    C´fare poshterimi qe i behet kesaj figure qe dhe pse i huaj dha me teper se nje shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *