Presidenti Meta nderohet me dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”

Leda Hysa

Presidenti i Republikës Ilir Meta, u nderua me dekoratën e lartë “Urdhri i Pavarësisë” me këtë motivacion “Për kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës”, gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në selinë e Presidencës .

Presidenti Thaçi vlerësoi kontributin personal të Presidentit Meta, angazhimin prej afro tre dekadash për Kosovën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të popullit të Kosovës dhe të përmbushjes së aspiratës për pavarësi gjithashtu edhe për njohjet e mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Pasi mori në dorëzim dekoratën nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Hashim Thaçi, Presidenti i Shqipërisë Meta në fjalën e Tij vuri në dukje se vizita në Kosovë si President i Republikës është një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe emocion i rrallë.

“Kjo dekoratë është një surprizë e veçantë, por e marr si një vlerësim për gjithçka që qytetarët e Shqipërisë kanë bërë në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Dhe njëkohësisht duke e pranuar me shumë përgjegjësi këtë dekoratë, dua të zotohem këtu për angazhimin e mëtejshëm në forcimin e pavarësisë, rritjes së njohjeve të saj ndërkombëtare dhe realizimit të aspiratës së perspektivës evropiane, tërësisht të prekshme të saj dhe të gjithë rajonit, sepse perspektiva evropiane e Kosovës është tepër e rëndësishme për të ardhmen e rajonit tonë.”  u shpreh Presidenti Meta.

Share This Article
2 Comments
  • Kriminelet dhe matrapazet dekorojne njeri tjetrin.
    Po medaljen per vrasjen e “Koke palareve” te vrare me 21 Janar, kur do t’ja japesh Hashim?

  • Sihariq, Presidenti Meta dekorohet nga Thaci (si nje nder me te korruptuarit e te kriminalizuarit ne dite e vite), me Urdheri Pavaresis, ne nje kohe qe ky pseudo shqiptar eshte i akuzuar me ze, figure e deshmi te gjalla sa istitucionale aqe dhe me shume popullore e medjatike si pjese e jashteqitjes shqiptare.Turp dhe marri dhe bashkefajesi sebashku.Meten, e Thacin me sozi si bashkeudhetare me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet,nuke ka medalje,leke te piset apo pushtet brenda jashteqitjes shqiptare qe ti shpetoje nga banga e akuzes,.Duan apo nuke duan ato, shume shpejt do te marrin ndeshkimin e merituar.Mallkimi i mijra nenave e grave te veshura me te zeza, si dhe i mijra femijeve jetim do te bjere mbi to.Dridhuni e perdridhuni, po vjen ora qe nga trastat pemet e kalbura jasht do t’hidhet,duan apo nuke duan ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *