Meta propozon Vitore Tushën për kryetare të KLSH-së

Leda Hysa

Vitore Tusha, është emri që ka propozuar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke ia përcjellë Kuvendit, për t’u zgjedhur në pozicionin kushtetues të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kujtojmë se për këtë pozicion ishin 34 emra në garë, mes tyre edhe figura të politikës dhe botës akademike.

Pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, Meta ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.

NJOFTIMI I PRESIDENCES

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 19 pika 2, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave që kanë shprehur interesin, në përfundim të procesit vlerësues me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, ka vendosur që zj.Vitore Tusha t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për tu zgjedhur në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.

Presidenti i Republikës, vlerëson se Znj.Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për tu zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit.

Duke zgjedhur një kandidaturë si znj.Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti i Republikës gjen rastin të falenderojë të gjithë aplikantët e tjerë që kanë shprehur interesin për të marrë pjesë sipas thirrjes së hapur prej tij, disa prej të cilëve janë personalitete të njohura publike dhe me kontribute të shquara në fushat e ekonomisë dhe drejtësisë.

l.h/ dita

Share This Article
14 Comments
    • Presidenti Like a e ka thirur me pare per takim jo zyrtar dhe nqs po çfare i ka premtuar apo çfare ka marre si premtim ?mbase mbulimin apo fshehjen e pasurive te grabitura ….keshtu ka krijuar bindjen se e meriton postin…

  • Ja edhe pazari Rama – Ruçi – Meta. Nuk kam asgjë kundër Znj. Tushe, doli e pastër nga Vettingu, pedagoge e nderuar, por më vjen keq për veten time si një qytetar shqiptar. Një palo president bën pazare sikur të jetë duke luajtur bixhoz : më jep Asin spothi po deshe që të të jap Kërrin maç, edhe kryeministri bashkë me kryeparlamentarin vazhdojnë lojën.

  • Tani Ti je nje president i shkarkuar e per pasoje s’ke te drejte te zgjedhesh kandidature se eshte teper vone!Me pak fjale legjitimito pusht-etin tend e pasketaj zgjidh emra konkret per kandidaturen ne fjale!

  • ILIR META eshte President i shtetit qe quhet Shqiperi dhe nuk eshte Noter shteti qe thjeshte verteton dhe zyrtarizon dokumenta te Kuvendit dhe Qeverise.
    Prandaj, eshte i mire ose i keq si president eshte problem tjeter. vete e zgjodhen ne kuvend, nuk eshte i zgjedhur nga populli.
    Por diçka nuk merret per baze vetem komentet e atyre qe ja lajne dhe ja shplajne koken, mendjen te tjeret qe quhet MILITANTET e PARTIVE.
    Kur ILIR META eshte ne aleance me PS-ne e lavderojne militantet e ps-se dhe e shajne militantet e pd-se.
    Kur ILIR META eshtene alence me PD-ne e lavderojne militantete pd-se dhe e shajne militantet e ps-se.
    Pra, kemi 2(DY) GRUPIME MILITANTESH qe nuk merren per baze sepse jane handikapat.

  • Ilir Floriri propozon VITORE TUSHËN për kryetare të hajdutve të Lezhës ,ku për pak u arrestua ishë kryetari bashkisë Lezhës Viktor Tusha që i shpëtoi arrestimit falë ndërhyrjes fuqishme të I.Metës .

    Presidenti i zgjedhur Ilir Meta kërcënoi se “do të armatoste popullin”, pas vizitës në shtëpinë e Gjovalin Gjinit, kryeplak i Rraboshtës në Lezhë, i cili sipas LSI u dhunua një natë më parë nga 4 persona të maskuar, të lidhur me Partisë Socialiste. “I gjithë populli do të armatoset po nuk i lidhi policia ata zagarë.

    E habitëshme thirrja luftënxitëse e Ilir Metës i sa po zgjedhur si president : “Ja po ta them unë dhe do ta armatos unë popullin po nuk i lidhi policia”, tha Meta pasi doli nga shtëpia e simpatizantit të të LSI-ë Gjovalin Gjini duke i dhanë ky sekseri Viktor Tusha një tufë lekësh nga ILIR FLORIRI !!!! ,Pra me një gurë Iliri Floriri vrau dy zogj ,në njërën anë bleu votat e fisit Gjini ,nga ana tjetr doli burr i mirë moralisht ,se u del për zot simpatizantve të LSI-së.

    Këto sjellje të pa ndershme nxjerrin në dritë të diellit figurën prej hijene të Metës ,don të vulosë e blindoi vjedhjet e tijë me kanditaturën e VITORE TUSHËS nga Lezha ,si bashku me Viktor Tushën në krye të KLSH-së.

  • E nxorri koken plehra kokekatrori i Cepaqnit, burri i baxhelles Mona Cizmja.
    Rama nuk eshte burre qe t’ja ktheje me te njejten monedhe palacos Like, duke mos ja kaluar ne Kuvend kete propozim.
    Vetem keshtu i axhustohen cepat e kokes kokekatrorit Like.

  • Keshtu ndodh,kur kryehajnin e katundit, tone e bejne president,ai per kadi do zgjedhe,nje zagar apo kone nga lloji i vet,qe cila ka per te lehur gjithe kohen ne mbrojtje te kryehajnit qe e zgjodhi.
    Shikojani dhe surrane:
    Asgje nuk ka te perbashket me nje qenie njerzore..

  • Meta ja ktheu Rames oficerin ne kale dhe tani po e sulmon me torren.Loja e shahut po behet interesante vecanerisht kur juria perbehet nga babalet

  • Nuk e kam idene se kush eshte,por te te vleresoje Likja nuk me duket maksimumi.Likja njerezit me moral te paster e te pakorruptueshem nuk i do.

  • Vitore Tusha eshte propozim i Metes me Berishen.Nuk vlen per ate post.Jo vetem pse e kane propozuar keta te dy.Kujtoni si kane shkateruar e sektoret jetike ne Shqiperi drejtuesit e zgjedhur prej tyre ne te kaluaren.Por Vitore Tusha derise te mesoje tabelen e shumezimit nuk do kete fuqi te levize.Ky propozim behet per te ruajtur bisneset ekonomike dhe te dyshimta nga besdisjet e merziteshme te KLSH ne te ardhmen.Edhe nje ecuri te sektorit e aritur me modestine e vullnetin e Bujar Leskes doni ta prishni Perse? Ne rast se.PS e kalon kandidaturen ne kuvend ndodhemi para nje mareveshje ne dem te interesit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *