Presidenti Meta: Protesta të jetë paqësore

Leda Hysa

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e sotme të opozitës së bashkuar, ku, ashtu si kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dje,  thotë se duhet të jetë  paqësore.

Qëndrim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta për protestën e thirrur sot nga Opozita e Bashkuar

Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Ju lumte Gazeta Dita! A mund te mbrohet nje gje e pambrojtur?! Te gjithe e urrejne Meten bile me shume se Saliun! Cfare ndryshoi politiken e Gazetes tyuaj qe u bete avokate te like floririt?!

  • Meta urdheron protesten te mos jete e dhunshme per diten e sotme

    Shteti ne gadishmeri se kurre si dihet me keta te pabes

  • Ha ha haaaaaa! ..sa qesharake duken fjalët kur dalin nga goja e një të korruptuari..citatet i ke të tuat mo apo ti dërguan nga Athina me mail?

  • Like Floriri: “Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë”
    Vertet qe jane transmetuar nga disa media te huaja, perfshire edle tabloidin e shkerdhyer e te jaguar nya e-di-ti-se-kush Bild, por jo si paqesore. Mjafton te vizitosh faqet online te opozites te shohesh fotot e nxjerra att si heroizem luftarak dhe qe krenohen me molotove e dhune. Mjafton te lexosh ose te shohesh fjalimet e gruas tuaj, qe ne mungese tende, drejton partine tende vetjake.
    E keni lidhur kete vend si jua ka qejfi dhe ndonese ka prova qe prokuroria te fuse ne burg per jete shume, ju kontrolloni sistemin, ligjet, zyrat, e tallni ate sendin me popullin. Pune plehrash!

  • Po likja do vriste veten apo ti vrase sali serbi monen sot ???Futja vetes like mos u mundo te besh burg.

  • po nuk u hoqen qafe kta nga shqiptaret ,

    ky salih basha etj

    e terhiqen zvarre para sheshit e ti bejne shuirren ne koke shqiptaret ,
    qe te behet mesim per Historine Shqiptare ,

    se si fitohet Liria e kthehet qytetarimi e Normaliteti ,

    ai vend keshtu do vazhdoje e mbahet Peng nga kjo bande

    qe kultivon Bota ke ne .

    (nuk na pushtojne me ,NA E KAN GJETUR kLECKEN SI NA SHKERDHEJNE TE HUAJT por mbeshtesin tre kater putana si ky saliu basha mona

    dhe shkaterrojne shqiperine .)

  • Paragrafi i fundit ishte me i mkiri por ishte lene pergjysem.Protestat e opozites i kane dhene si lajm te gji
    tha mediat e botespor qe ika komentuar nga fillimi deri ne fund ka qene TV Moska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *