Presidenti Meta shpall krijimin e forumit “U” jam Arbëresh

Edona Llukacaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka shpallur ditën e sotme krijimin e forumit “U” jam Arbëresh”.

Presidenti Meta, duke falenderuar një sërë figurash intelektuale shqiptare për nismës, shkruan  se krijimi i këtij forumi ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, foklorin dhe ritet fetare.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi e veçantë të shpallja sot krijimin e Forumit “U’ jam Arbëresh!”, një nisëm që ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, foklorin dhe ritet fetare, si një prioritet me rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme dhe pasuri e çmuar, e lashtë dhe unike e trashëgimisë kulturore botërore.

Një falënderim të veçantë për angazhimin e deritanishëm në çuarjen përpara të kësaj nisme kam për profesor Nasho Jorgaqi, profesor Paskal Milo, profesor Neritan Ceka, profesor Pëllumb Xhufi, profesor Tritan Shehu, profesor Moikom Zeqo, profesor Shaban Sinani, profesorin e nderuar arbëresh Francesco Altimari, përfaqësuesit e shquar të arbëreshëve Mario Brunetti e Aldo Marino dhe shumë personalitete të tjera.

Krijimi i Forumit “U’ jam Arbëresh!” është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian.??

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Mor po na tregoni se ku eshte ndertuar ky forum.Ne Shqiperi apo ne shtete te tjera te botes.Se po te jete perne Shqiperi ne prejardhjen e keminga Iliret dhe tani e qujme veten SHQIPETAR.Po qe se jetojme ne Itali apo vende te tjera te botes do ta quanim veten Arberesh.Ashtu edhe si e quajne veten.

  • Kjo zone e Lashte quhej Magna Grecia edhe nga vete italianet,kurse turkomongolet dhe nje pjese katolike e quajne Itali e Jugut.
    Historia e thote shume qarte qe Arkimedin e vrane ushtaret Romake kur pushtuan Magna Grecian.
    Bile edhe sot Arbereshet kendojne Moj e bukura More ne Peliponez te Greqise.
    Thone qe Hora jone greqisht dhe jo vendi jone apo Atdheu jone turqisht.
    Ku jane keta katoliket qe hiqen si “patriote” qe eshte katandisur Magna Greci dy tre fshatra qe jane duke u asimiluar.
    Mos me thote dikush qe katoliket pi te donin do kishin influence tek Presidenti I Republikes se Vatikanit Papes.
    Por sic duket duan te na asimilojne edhe ketu ne Albani.

  • Po Meta me Janullaton e ka shpalle kete forum?! Dhe tjetra: Meta duhet te denohet se ka shkelur rregullat e drejteshkrimit te shqipes. Ku ka U’ jam….Qe U-ja te marre apostrofe, te pakten fjala me pas duhet te filloje me zanore dhe bie germa “ë”. Keto jane idiotizma perverse ne te gjitha aspektet e jetes. Do rrojme, do degjojme, do shikojme.

  • Kurse unë, të nderuar komentues, kam diçka tjetër për të korigjuar dhe shtuar.
    1) Shkronja U shpreh përemër vetor dhe nuk ka nevojë për thonjëza, sepse thonjëzat i japin kuptim të dyshimtë. Kur dyshimi nuk ka vend sepse gjuha e vjetër shqipe nuk thoshte UNË , por U.
    2) Me qene se z. Ilir promovoi këtë forum, “U jam arbëresh”, presim të na krijoj dhe forumin :”U jam arvanitas”. Sigurisht duke u pagëzuar edhe nga Jonullatos, si shqiptar të ri që na e bëri Likja.
    Nëse arbëreshët nderohen dhe krenohen për të parët e tyre, do jetë mirë që Likja të ndikojë që edhe arvanitasit të kthejnë kursin e të nderojnë dhe të krenohen me paraardhësit e tyre, që janë po ata të arbëreshëve dhe të shqiptarëve.
    Eh, more Like, sa ka zanati. Sa të thella janë gjurmët tona, por që na i kanë pluhurosur njerëzit që nuk na duan dhe ata që duan njerëzit që nuk na duan.
    Arbëror Epiroti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *