Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë

Ornela

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

Share This Article
3 Comments
  • Po per Shqiperine qe po digjet,ka nje fjale Presidenti i Shqiperise?
    Apo nuk jane prekur pronat e tij?
    Ndoshta duhet te presim qe te preken nga flaket pronat e tyre per te pa ma ne fund qeveritaret tone te shqetesuar nga zjarret ne kateranet e Shqiperise?
    Po pike turpi nuk kishin pasur keta!
    Edhe ju duket vetja pallcka pse ngushelluan Barcelonen kur njerezet e tyre ju vdesin rrugeve ,plazheve duke shkatuar ma shume viktima nga pakujdesia e shtetit te tyre se terroristi ne Barcelone…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *