Këtë të dielë të nxehtë të korrikut, kur duket sei i gjithë debati mes figurave poltike të Shqipërisë po zhvillohet në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka postuar foton e tij të ditës së djeshme në plazh e cila është modifikuar rrënjësisht.
Në foto, presidenti Meta është njehsuar me aktorin meksikan të filmave aksion Dany Treijo, i njohur me pseudonimin Machette, teksa në dorën e presidentit të shpërfytyruar ka edhe një shkop beizbolli.
Kjo duket se e ka argëtuar pa masë, Presidentin Meta, i cili thotë se ia kanë bërë të djelën edhe më argëtuese, duke qeshur virtualisht me lot.

e.ll./dita
