Presidenti Meta u përgjigjet kritikave të mazhorancës për kandidatin e KLSH

Leda Hysa

Presidenti, Ilir Meta, iu përgjigj indirekt akuzave të mazhorancës për shkelje kushtetuese me kandidaturën e Bahri Shaqirit për kryetar të KLSH, duke u shprehur se Kushtetuta është ajo që e udhëheq në detyrën e tij.

Duke folur pas ceremonisë së homazheve te busti i Ismail Qemalit, Meta u tregua sërish i rezervuar në komentet për delegimin e kompetencave të Ministrit të Jashtëm te Gent Cakaj.

A ishte Kushtetuta e para kur firmosët dekretin e zotit Bahri Shaqiri? Mazhoranca thotë se ka shkelje kushtetuese sepse nuk plotëson një nga kriteret, atë për arsimin e tij në fushën e financave.

Kushtetuta,  interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që udhëheqin në veprimet e mija dhe në aktet e mija.

Çfarë do të thoni për kalimin e detyrës që zoti Rama ja kaloi apo delegoi Cakajt?

Nuk kam asnjë koment për organizimet e brendshme të qeverisë apo të pushtetit vendor. Unë e kam shumë të qartë si Presidentin e Republikës edhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese se kujt institucioni mund ti delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshje në emër të Republikës së Shqipërisë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *