Meta: Xhuvani i dha artit shqiptar një dimension ndërkombëtar

Edona Llukacaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani, në moshën 55-vjeçare.

Duke ngushëlluar familjarët dhe miqtë, presidenti Meta theksoi se vdekja e parakohshme e regjisorit është një humbje e madhe për artin shqiptar, ndërsa shtoi se, me punën e palodhur, Xhuvani i dha artit dha kinematografisë shqiptare një dimension ndërkombëtar.

Mesazhi i Metës:

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!

Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *