Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me propozim të ministrit të Drejtësisë, i fali dënimin e mbetur Nazime Vishës, e dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Në relacionin që shoqëron dekretin, presidenti arsyeton se e dënuara ka kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë dhe i mbetet për të vuajtur edhe 3 vite, 9 muaj, e 21 ditë burgimi.
Në llogaritjen e vuajtjes së dënimit janë konsideruar dhe uljet e dënimit të fituara nga paraburgimi, nga ligji “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe nga ligji “Për dhënie amnistie”.
“Pas shqyrtimit të dokumentacionit në ushtrimin e të drejtës së faljes për të dënuarën Nazime Beqir Visha, kam mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret e ligjit “Për faljen”, si dhe faktin sipas të cilit falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues. Tek kërkuesja vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen”, arsyeton Nishani.
Nazime Visha ishte dënuar me 10 vjet burg për vrasje me paramendim, të shtetasit Fiqiri Muça më 13 gusht të vitit 2012.
Ngjarja që tronditi opinionin publik, ndodhi në vendin e quajtur Xhamia, në qendër të fshatit Krrabë në Tiranë.
Policia gjeti të vrarë me armë zjarri shtetasin Fiqiri Muça, ndërsa nga të dhënat e policisë rezultoi se ai është qëlluar me armë zjarri nga Nazimja me qëllim vetëmbrojtjen.
Kjo për arsye të tentativës për t’u rrëmbyer nga Fiqiriu.
Sipas dosjes së prokurorisë, viktima, për shkak të marrëdhënieve të punës është njohur me të atin e Nazimes dhe kanë lidhur miqësi, e cila më vonë është bërë edhe familjare, pasi vëllai i Fiqiri Muçës është bashkëshorti i motrës së Nazimes.
Nisur nga kjo lidhje, viktima shpesh për shkak të punës qëndronte me ditë të tëra në banesën e shtetasit Beqir Visha dhe në një rast, sipas Nazimes ai e ka gjetur të vetme në banesë duke e provokuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të, gjë e cila ka ndodhur pa pëlqimin e Nazimes.
Në muajin Dhjetor të vitit 2012, familja Visha e ka fejuar Nazimen, fejesë të cilën viktima e ka përjetuar keq.
Ndërkohë që, sipas pretendimeve të të pandehurës, viktima jo vetëm ka insistuar në ruajtjen e marrëdhënies mes tyre, por edhe e ka kërcënuar se ajo nuk do të fejohej me asnjeri përveç tij, ndërsa në një rast me këtë gjuhë i ka folur edhe të fejuarit të saj, gjë e cila e ka detyruar këtë të fundit të prishë fejesën.
Nga hetimet rezultoi se mes viktimës dhe personit nën hetim Nazime Visha ka patur për një kohë relativisht të gjatë marrëdhënie seksuale./E.T

Po pse nuk e lirove,kur lirove ata kriminelet,or debil! Apo tani te erdhi sinjali tek truri majte!
Me mire vone se kurre. Presioni masiv e ben edhe mbretin te gjunjezohet. Aq me teper kur ketij presioni i bashkohet edhe politika. Respekt per angazhimin e zotit Manjani. Drejtesia duket se po vihet ne levizje.
Leter e hapur drejtuar Presidentit te Republikes, zotit Bujar Nishani
Edhe pse nga atdheu im me ndan nje oqean mendjen dhe zemren e kam aty, ne vendin tim ku kam lindur une dhe ku linda femijet e mi. Ashtu si te gjithe ne qe me hir a me pahir quhemi emigrante ndjek cdo ngjarje qe ndodh ne Shqiperi, per mire a per keq. Por zemra ma do te degjoj vec mire.
Sot atje la burgun nje vajze e re e denuar per vrasje. Te dera e burgut e priste nje eskorte e tere gazetaresh dhe shoqatash qe mbrojne “te drejtat” ne Shqiperi. (Mungonin vetem perfaqesues te ambasades amerikane per t’i uruar lirimin.) Fjalet e saj te para përpara kamerave ishin falenderim per presidentin qe ia fali denimin, ministrin e drejtesise dhe ne vecanti per Ismail Kadarene. Tani asaj i eshte siguruar nga shteti edhe nje burse per te vazhduar shkollen. (Djalit tim nuk i eshte dhene demshperblimi nga shteti.) N. V. qe denuar per “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.
Si nene, me gezoi solidariteti i gjithe shtetit dhe i personave publike ne mbrojtje te saj, por ne cast mendja me shkoi te denimi i birit tim 33 vjet me pare, kur ishte disa vjet me i ri se vajza-vrasese. Jane aq vite sa ishte mosha e Krishtit kur e kryqezuan. Renato im nuk e kishte prekur ndonjehere kallashin. Violina ishte profesioni i tij dhe pasioni filmi. Enderronte te behej artist. Ne dekretin e faljes se vajzes-vrasese presidenti Bujar Nishani arsyeton se “falja eshte nje akt human i jashtezakonshem meshire”. Bukur zoti President, por a jeni kujtuar ndonjehere te kerkohet falje nga personi qe nderhyri te ju, nga Ismail Kadareja, per viktimen e tij Renato Rrapi dhe per mizorine qe i beri vajzes se tij 17 vjecare duke ia vrare femijen ne bark?! Mediat ne Shqiperi kane 25 vjet qe e publikojne historine e tim biri te masakruar e te gjymtuar nga Kadareja ne vitet 80 ne Tirane, pasi e gjithe Tirana gumezhinte ato kohe per kete tragjedi shekspiriane.
Po ekzekutori i Renatos, vete Ismail Kadare, a eshte kujtuar ndonjehere te kerkoje falje publike apo te jape ndonje shpjegim per viktimen e tij? Ky veprim i tij ne rastin e marrjes ne mbrojtje te vajzes-vrasese eshte imoralitet i ndërgjegjes se tij, pasi ai mendon se me kete veprim po lan mekatin ndaj vajzes se tij, nipit te tij te palindur dhe birit tim.
Jeta e tij tani po ngjason me ate te Makbethit, qe edhe pse perpiqej t’i lante duart nga gjaku dhe t’i parfumoste me aromat e Orientit, nuk shpetonte dot nga krimi.
Janulla Rrapi.