Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, po zhvillon një vizitë shtetërore në Malin e Zi me ftesë të homologut Filip Vujanoviç.
Zyra e Shtypit e Presidencës bën me dije se gjatë kësaj vizite dyditore, Presidenti Nishani do të pritet në Cetinjë nga Presidenti malazez.
Më tej, kreu i shtetit shqiptar do të ketë takime me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç si dhe me Kryeministrin Milo Dukanoviç.
Agjenda e vizitës shtetërore të Presidentit Nishani parashikon edhe disa takime në Komunën e Tuzit e të Ulqinit, në Tivar si dhe një takim të veçantë me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi.

po s’te vjen turp o Nishan ne vende qe te presish qeverine e vllezerve tane KOSOVARE ne tirane iken si hajdut si tradhtar si bukeshkale I klaneve srbve ne male te zi????!!!!!..e quditshme se sa I pa pergjegjeshem je o’Nishan?TURPI TE MBULOFTE.