Presidenti nuk zhgënjen kurrë (dhe një telefonatë e shkurtër me Visar Zhitin)

redaktor

Presidenti Bujar Nishani nuk zhgënjen kurrë. Ai tha prerë sot se nuk e pranon kandidaturën e Visar Zhitit për në Vatikan.

Pas kësaj deklarate unë kontaktova me telefon Visar Zhitin.

“-Nuk e di se çfarë ka thënë Nishani. Jam në zi! Nuk ndez televizor. Nuk kam asnjë kontakt me median dhe nuk dua të dëgjoj çfarë thuhet sepse çdo gjë mund të më acarojë, sidomos ky debat. Di që Vatikani nuk ka asgjë kundër emrit tim. Jam i sigurt që nuk kanë asgjë kundër kandidaturës time ata në Vatikan. Por ju lutem më mirëkuptoni jam në zi dhe këto gjëra po më acarojnë”.

Visar Zhiti është në zi që prej dhjetorit kur humbi djalin e vetëm Atjonin. Po të ndalesh pak, kupton se edhe emri i të birit rrjedh nga “Ati ynë”.

Zhiti është një personalitet i letrave shqipe, përkthyes i poezive të Papa Vojtilës për më tepër, edhe letrave të Nënë Terezës. Ai tashmë jeton i mbyllur në apartamentin e tij në Tiranë, ndoshta më i dërrmuar se kur ndodhej në burgun e diktaturës komuniste, fare djalosh.

Ideja e kryeministrit për të dërguar Zhitin si përfaqësues i Shqipërisë në Vatikan u prit mirë nga opinioni public. Në rrjetet sociale pati një reagim të fortë kundër qëndrimit absurd dhe të pashpjegueshëm të Presidentit.

Një status i veçante do të ishte ai i I.Kadisë: “As me zotin nuk do konsultohesha për Visar Zhitin”.

Sipas M.Bazes dhe disa zërave të tjerë qëndrimi i Presidentit Nishani është i diktuar nga një prej pronarëve të TV Klan i cili ka të motrën në Vatikan në pozicionin ku u propozua Visar Zhiti. Motra e tij e forcoi këtë perceptim kur tha në një nga intervsitat e saj në Klan se ajo vetë kishte sjelle Papën në Shqipëri.

Vetë Klan, nuk e ka pasqyruar çështjen Zhiti duke konfirmuar kështu një kompleks ndaj kësaj ngjarje.

Në linjë telefonike Zhiti më tha gjithashtu: “Unë nuk kam kërkuar asgjë. Gjatë këtyre kohëve nuk besoj të kem më dëshira. Por nëse shtetit tim i bëhet mbarë që unë të shkoj e të punoj diku, sigurisht që do e respektoj”.

Bujar Nishani në intervistën e tij u mbajt fort pas kleçkës së një konsultimi të munguar mes tij.

Nënkuptoi se akuzat ndaj tij për rastin Zhiti nuk janë detyrë e një Presidenti.

Në fakt ka të drejtë.

Detyrat e tij janë të tjera. Detyra për të cilat një ditë kur të mos jetë më President shpresojmë që së paku t’i vijë turp.

Po i kujtojme një varg të poetit Zhiti, varg zemre dhe jo nga ato qesharakët me maune që urojnë vitin e ri. “Njeriun ah sa pak e gjej tek njeriu….”

popeINTERVISTA / Nishani: Vatikani, seli e shenjtë. Nuk do cenohet laiciteti, por Shqipëria nuk është as ateiste

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk do të dekretojë asnjë ambasador, kandidatura e të cilit nuk është konsultuar më parë me të.  Në një intervistë për “ABC News” Nishani është shafqur i prerë në këtë drejtim, duke bërë të qartë se emrat e kaluar së fundmi në Komisionin Parlamentar me Jashtë nuk do të kalojnë.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra sesi e shpjeguar qëndrimin e vet Bujar Nishani kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador në Vatikan.

Ai thotë se Zhiti nuk është personi i duhur për t’u emëruar në Vatikan. Kjo, pasi sipas tij, Zhiti ka folur kundër kishës, duke përmendur fjalën inkuizicion.

“Shteti i Vatikanit është i veçantë, është një seli e shenjtë”, ka thënë Nishani, në një “intepretim” që pak mund të kuptohet se cilin ka kuptim të parë. “Askush nuk do lejojë që të cenohet laiciteti i shtetit shqiptar, por Shqipëria nuk është as një shtet ateist”, ka vijuar ai.

Në fund alibia: “Kandidati ka reaguar duke krahasuar me inkuizicionin akte dhe qëndrime të përfaqësuesve të kishës. Është një deklaratë që mund të krijojë probleme”, tha Nishani.

 

 

Share This Article
26 Comments
  • NISHAN PORDHA FLET KOT ME KOT, POR

    NE KETE MES DUKET QARTE SE VATIKANI NUK I KA HEDHUR PLOTESISHT PRAPA KRAHEVE PRAKTIKAT E INKUIZICIONIT.

    VATIKAN = ISIS.

  • Te fala Sandrit ,,! Eshte pershendetja klasike e Edi Rames,,por kete e zbaton me sukses shkelqesa e ndryshkur pa asnje qime ne fytyre,,!Tani Sandri i kthen pershendetjen ,faleminderit zoti ndihmon ate qe e meriton ,! A po jo ,,,,,!

  • Zhiti, me ate deklarate idiote e te nxituar ia lehtesoje punen Nishanit. Pra Zhiti beri autogol qe ne minuten e pare te lojes. Duhej t’ja linte shtetit ate pune pa bere asnje koment. Shkurt, ai nuk ben per diplomat. I flet goja e emocionet si poet para mendjes.

  • Kisha e sotme e denon vete inkuzicionin e saj te kahershem, biles e fali G. Galilein, sikunder ka bere sot (edhe pse nuk e kemi fjalen) SHBA-te qe kane denuar hedhjen e bombave atomike ne Japoni, denuar luften dhe masakrat ne Vitnam, denuar shtypjen e popullsise zezake dhe heqjen e te drejtes se votes se tyre deri me 1968, politika keto te trajtuara edhe nga Enver Hoxha shqiptar qe i pati denuar atehere kur ato ndodhnin e qe sot politike e tij e jashtme eshte e admirueshme edhe nga vete amerikanet. Por te kalojme tek Presidenti. Ketij i ka ngelur akrepi tek lufta ndaj Enverit, pra qe çdo gje e thene nga ai ka qene e gabuar dhe natyrisht gabon, sepse ja pra se edhe Enveri nuk i ka patur gabim konstatimet edhe te inkuzicionit te Kishes Katolike, kishe e cila e ka pranuar vete. Por, nuk e pranon Bujar Nishani. I ka ngecur aresyetimi tek Enveri….Vaj medet per Presidentin qe kemi! I zgjedhur nga injorante, nuk do ishte me larte nga ata qe e zgjodhen…

  • Z President . Vatikani ne radhe te pare eshte shtet ,dhe si i tille ju kerkon JU, edhe nje perfaqesues te shtetit tone .
    Me duket absurde qe nga ana juaj si pefaqesuesi me i larte i Shqiperise te beni deklarata pa lidhje dhe aq me keq fetare…..
    Visari eshte figura publike me respektuar nder te rrespektuarit dhe e meriton te na perfaqesoje ne SELINE E SHENJTE.
    Ju pershendes perzemersisht e sinqerisht !

  • TE GJITHA KETO JANE PRRALLA. NJE IPESHKV SHQIPTARE SHPREHU MENDIMIN E VET DHE GJITH KY PLUHUR. PELQIMIN APO MOS PELQIMIN E JEP VATIKANI PASI QE AMBASADORI TE EMFROHET. E AJO RRUGE ESHTE E LARGET. KETE E DIJTEM CPREJ MOMENTIT QE NISHANI NUK DHA PERLQIMIN. ME SIGURI DUHET NDRRUA LIGJI.

  • Ky eshte nje president bastard qe duhet rrezuar me protesta , per shkak se ka nje moral shume te ulet duke genjyer si nje halabak

  • Nishani nuk i dekreton pa marrè mendimin e Salkatrnit i cili mè parè ka dèrguar vasalet e tij frangot e neritanèt bythlepires e sojsorollopi tè cilèt me çdo kusht nuk lèrojnè vendin pa marrè shpèrblimin pèr shèrbimet e kryera.Nishan Agai eshtè nga ata qè do kryej shèrbimin e duhur per detyrèn qè kryen.Mazhoranca duhet te rishikojè ligjin dhe nè rdformè e sipèr duhet ta ndryshoje atè ligj mbreti dhe te vendosè parlamenti.Parlamenti duhet tè vendosè edhe per punonjèsit e presidencès sidomos kèshilltarèt te jenè punonjès pa parti e specilist tè fushès,.Kèto vite nè presidencè punèsohen persona familjarè dhe me nivel tè ulèt,prandaj merren edhe vendime mediokre e banale.Ec Nishan se po qèllon nè shenjèn e duhur te p.d.-ès tende tè dashur.

  • Sa peshonin topet e E. Hoxhes ,peshone koka e Nshani.Fjalen inkuzicion ja ka future kot per te fshehur qellimin e vertete te ZI!..pore qellimi I vertete eshte shprehja nga V.ZHiti , qe ne matarnitetin e Tiranes jane there femije ,per ti dhene gjake E.Hoxhes.!!!!..Se dyti per te derguar ambasador ne vatikan nje Lezhjane I aferm I Frangajt dhe si zone tipike katoliçizmi SHQIPTAR e vendelindja e Fishtes se Madhe,qe Aleksender Frangaj ky pasanik i madhe e “atdhetar” nuk ka dhene dhe pese cent per te ndertuar SHtepine e shkatrruar te Fishtes .

  • injortant -c’eshte ky argument prej idjoti. po te ishte shqiperia vend ateist, atehere nuk do te kishte fare akreditim per ambasador prane selise se shenjte. Eshte per te ardhur turp qe kemi per President nje karikature si ky Nishani!

  • Po pse mor tru shkulur? Kur laiciteti i pranon te gjitha fete , ateizmi nuk duhet te jete edhe ai brenda si edhe te tjeret?

  • Kesaj I thone : Te hiqesh me katolik se Papa!
    Presidenti jon,nje ish kapter, bashkepunon te prishi Kishen ne Elbasan sepse” trualli I shenjte” rezulton te jete prone e bashkeshortes se tija ,mbiemri I vajzerise te se ciles eshte KARAOSMAN,mbiemer tipik turkoshak. Ky President nuk pranon intelektualin e nderuar
    V.Zhiti si ambassador ne shtetin e Vatikanit.
    O Jari ,me gjithe mend e ke ti qe Vatikani do pranoi ndonje nga ata turkoshaket e tu para Visarit?Mos te hyfte vehtja me qef, thot shkodrani!

  • Andej nga VLORA themi ..gomar NARTE je. Po mor zoti idiot e nishan by..se bashku me ate pushtin qe e dashka ambasadorin kaR tolik.. Po NENE TEREZA cfare ishte,,,, LERENI TJETRIN NE VUAJTJEN E PA EPAIMAGJINUSHME QE E KA ZENE. LEHETSONI ATIJ DHIMBJEN… SHPREH KEQARDHJEN PER ATE FAMILJE PRE ATE TRAGJEDI QE U NDODHI EDHE PSE BINDJET JANE DIAMETRALISHT TE KUNDERTA

  • Zonjusha gazetare Mira,nuk te njoh por te ndjek si gazetare e afte.Personalisht,nuk me hyn ne pune a emrohet Zhiti amb.ne Vatikan,bile kam shume verejtje ne fillim per Ramen qe e propozoi,pasi Zhiti ishte ne strukturat e larta te PD-se (dashje pa dashje) ka qene ne qeverine e krimit.Sado i afte ,i ditur,i mire te jete Zhiti,po kaq ka dhe socialiste ,bile dhe katolike ne Shkoder apo gjetke.Por edhe ti nuk e ke thene arsyen e vertete te mos dekretimit te tij nga Nishani:Me kete emrim humb shume moralisht Berisha,se po i shkeputet nje ish-deputet,ish-minister,nje ish- i deklasuar.Nuk eshte pak kjo qe ai te behet perfaqesues i qeverise Rama ne Vatikan.Si per cdo gje ne Shqiperi ,kudo,dhe kurdo ,(edhe tek Rama)celesin e cdo vendimi ende e ka Berisha.Keshtu do te vazhdoje per sa kohe Edi Rama eshte frikacak,njeri i pab….. dhe pa b… (te lutem Mira te kerkoj shume ndjese per dy fjalet e fundit se nuk lejohen perdorimi i ketyre fjaleve me nje femer aq me teper me ty qe kam shume respekt)

  • Qe te mos e ngarkoj kete faqe me me shume fjale per debatin qe lindi nga papergjegjeshmeria e presidentit By., , PO I LE ME ATO QE THONE komentuesit , Shpiragu dhe P. Pazoku . Sa i perket Vatikanit ( qe perfaqson katoliqizmin ) dhe ISIS ( qe perfaqeson islamizmin ) , kane ngjashmerine , ose dhe mund te quhen si motra me Partine Demokratike te Shqiperise dhe Partine Socialiste te ciilet , njera e ndez zjarrin e tjetra i fryne qe te djege akoma me shume ! Vatikani ka qene dhe mbetet simboli i cdo te keqe qe kane ndodhur gjate shekujve te mesjetes dhe me pastaj , duke mos e cfajsuar dhe islamizmin e prapambetur si ne kohe dhe ne hapsire . Per keto aresye edhe Martin Luteri ne shekujt e mesjetes e shkeputi kishen gjermane nga mvartesia e Selise se djallit Vatikanit , duke krijuar me vehte kishen protestane . TE DHENAT STUDIMORE E ARRITJET SHKENCORE TASH ME KANE VERTETUAR DHE CARTESUAR GJERAT AQ BINDESHEM , SE QOFTE BIBLA , APO KURANI , jane dy librat qe koha ka nxjerre si teper te domosdoshme nxjerrjen me ligje te ketyre te dyjave SI TE JASHT LIGJIT , me qellim qe mendjet e te rinjeve te mos infektohen me gjera anti shkencore te cilat jane dhe po aq antinjerzore . Fakte kemi ngjarjet tragjike te para disa diteve ne France ku redaktoret e revistes se mallkuar .. perqeshnin Muhametin per te lartesuar Jezusin ku dihet se ata as njeri dhe as tjetri nuk kane ekzistuar kurre !!!

  • Tash na do i bejme thirrje Vatikanit mos me pranuar njerin qe ky président kishe -prishes do me derguar asgje! Vatikani nuk mundet me pranuar firmen e nje nje ri qe prish nje kishe!

  • Cinizmi i kastes Berishiane eshte i nje niveli vrastar dhe nuk kursen askend!
    Luaj Edi Rama,nervat n’a jane ber tel,nuk durojme dot me!

  • Shkur nje i pa afte qe ben si i afte.
    Per te mbuluar urdherin qe duhet te zbatoje.
    fllon sofizmat me teori fetare,
    kur vet eshte ateist,
    dhe me shenje.
    thjesht i pa turp.

  • Vatikani nuk merret me llafe o Zoteri, eshte ne interesin tone te dergojme nje qe i pershtatet edhe vendit, si eshte vendi behet kuvendi – thote populli. Por dijeni se me vatikanin duan ta kene mire te gjitha shtetet se pse e dine ato, e ne, nje province e ballkanit duam ti bejme karshillek: dy superfuqi ka bota SHBA e RUSIA se kemi dite se eshte edhe Shqiperia..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *