Presidenti pa mustaqe dhe kali i ngordhur

redaktor

E dashur Dita! Çuditem me kundërshtimin e dekorimit të një kali të ngordhur. Ishte një detyrim i këtij Presidenti të vrerosur ta shpërblejë ish-kryeministrin e përmbysur, që e kishte kthyer nga një Enverist i tërbuar në një anti Enverist, nga militant partie në ministër të Brendshëm, ministër të Drejtësisë, nga kapter në ushtar, në komandant të përgjithshëm e President, posti që e nxiti të heqë dhe mustaqet. Nisur nga të gjitha “kontributet” e të dekoruarit, Presidenti ynë i dha një medalje teneqeje. Tani mbetet, ashtu siç ka dhe llafe, që Presidenti pas kësaj do propozojë për të dhënë dekoratën e kryqit të thyer të Hitlerit. S’ka ngelur gjë tjetër veç të falënderojmë Presidentin e vrerosur.

 

Letër e nënshkruar

  1. Kajo
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *